3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Quni akuzon Haskukën: Lugishtën e Hasit e paske lënë në mjerim

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka vizituar banorët e fshatit Lugishtë të Hasit.

Ai, është shprehur i zhgënjyer për moskujdesjen që kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, ka treguar gjatë katër viteve për banorët e këtij fshati.

“ Banorët e këtij fshati janë lënë pas-dore nga Komuna e Prizrenit.Në vend që t’ua lehtësojë jetën, atyre ua ka vështirësuar, me punimet e stërzgjatura për projektin e trotuarit që pamundëson qasjen në shtëpitë e tyre”, shkruan Quni në Facebook.

Ai, ka ngritur sheqësimin e banorëve të këtij fshati për mbylljen e QMF-së.

“Është mbyll QMF-ja e cila ka funksionuar nga viti 1960”.

Sipas Qunit është skandaloze neglizhenca e qeverisë lokale karshi përkujdesjes shëndetësore të këtyre banorëve, të cilët në raste emergjente detyrohen të udhëtojnë një orë për në qytet.

“Duket se për kryetarin Haskuka, kjo anë nuk i përket komunës së Prizrenit, përndryshe nuk ka se si shpjegohet papërgjegjshmëria dhe pandjesia e tij dhe kabinetit të tij karshi jetërave të këtyre banorëve”.

“Nuk është intervenuar asgjë as në objektin e Shtëpisë së Kulturës, ndërtuar në vitit 2013 e fatkeqësisht tani ngjan në një gërmadhë të shëmtuar”.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Quni premton se nëse e merr besimin e qytetarëve, do të kujdeset për banorët e fshatit Lugishtë.

“Banorët e Lugishtës së bukur të Hasit, do ta kenë përkujdesjen e merituar dhe mungesat e tyre infrastrukturore do të plotësohen nga qeverisja jonë e përgjegjshme, ne dimë dhe duam që qytetarët hasjan të kenë kushte të mira për jetë në këto vise të bukura”. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

“El Clasico” zhvillohet sot në basketbollin kosovar

Sigal Prishtina dhe Trepça do të ballafaqohen sot në kuadër të playoff-it të gjysmëfinaleve në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll. Duelin e parë...

Vdes një grua në Rahovec, u rrëzua nga një lartësi 1.5 metra

Një grua nga Rahoveci është dërguar pa shenja jete dje në emergjencë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërkohë sipas familjarëve viktima është...

Lajmet e Fundit