7.5 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Quni komenton deklaratat e Qosjes për dosjet kundër komandantëve

Anëtari i LDK-së dhe ish ushtaraku Anton Quni, duke e komentuar deklaratën e akademikut Rexhep Qosja, i cili tha se LDK-ja i ka furnizuar ndërkombëtarë me dosje kundër komandantëve, dhe kundër UÇK-së, dhe se falë saj, është themeluar edhe Gjykata Speciale, thotë se, Kosova që nga viti 1998 ishte arenë e shpifjeve, propagandave dhe dezinformatave.

Quni për Gazetën InfoPress, pohon se, të gjitha këto ishin të drejtuara kundër organizimeve më të fuqishme politike dhe ushtarake, siç ishin LDK-ja dhe UÇK-ja, me të vetmin qëllim që të mos arrihej uniteti politiko ushtarak.

“Ky skenar, që unë mendoj se, është i përgatitur në Beograd, fatkeqësisht jetësohej nga shqiptarët të cilët nuk gjenin forcë brenda vetes të besonin se nuk është e largët dita e fitores tonë për çlirim të vendit”, thotë Quni.

Por, sipas ish komandantit të UÇK-së, gjithashtu është fakt se në periudhën e luftës dhe të pasluftës në rrethana të pasqaruara u vranë, zhduken, rrahën dhe u dhunuan shumë atdhetar të devotshëm, veprimtar e dijetar, gazetar, ushtarak, etj.

“Organet tona të drejtësisë nuk arritën dhe ishin të pazot që t’i zbardhin këto ngjarje”, shprehet Quni.

“Prandaj, Gjykata Speciale është rezultat i pazotësisë sonë që ta nxjerrim në dritë të vërteten rreth krimeve të ndodhura, për ç’gjë familjaret e viktimave presin me vite dhe asnjëherë nuk pushojnë së kërkuari që të zbardhet e vërteta dhe drejtësia të vihet në vend”, potencon ish komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Pres që; Gjykata Speciale të zbardhi të vërteten nga ku do të kuptohej përfundimisht se cilat ishin vetëm shpifje dhe a ka te diçka apo asnjë të vërtetë rreth gjithë atyre teorive konspirative të ngritura qëllimshëm, të kuptojmë kush hartoi dosje të rreme e kush të vërteta, dhe në fund të qartësohet se kush janë ata që mbollën urrejtje në mes shqiptarëve që me forcën e pendës dhe pushkës po punonin dhe luftonin për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës!”, përfundon Anton Quni.

“LDK-ja gjatë i ka furnizuar ndërkombëtarët me dosje plot shpifje kundër komandantëve dhe, në përgjithësi, kundër UÇK-së dhe formimi i Gjykatës speciale është rrjedhojë sidomos e këtyre dosjeve. Nganjëherë këtë punë të pistë, njerëz të saj, gazeta e portale të saj, e bëjnë edhe sot!”, ka deklaruar Akademik Rexhep Qosja.

Më Shumë

A është kaosi politik një strategji e qëllimshme e Vetëvendosjes?

Shkruan: Ismet Kryeziu Në politikë, kaosi zakonisht shihet si pasojë e krizave, gabimeve ose paaftësisë për të qeverisur. Megjithatë, në disa raste ai mund të...

Prizren, ndahet nga jeta mësuesja Nazan Hallaqi Kolshi

Mësuesja Nazan Hallaqi Kolshi ka ndërruar jetë, duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim në mesin e familjarëve, kolegëve dhe brezave të shumtë të nxënësve...

Lajmet e Fundit