Quni: Pushteti i Prizrenit i hodhi në baltë paratë publike

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka vazhduar me kritika në drejtim të qeverisjes së kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka.

Sipas tij, qeveria në Prizren, në emër të gjelbërimit paratë publike i ka gjuajtur në baltë.

“Qeveria lokale e Prizrenit me lehtësi i ka hedhur në baltë paratë publike”, ka thënë Quni,

“Ne e kemi projektin e detajuar për ujitjen e luleve dhe fushave të gjelbëruara publike”.

Quni ka vizituar edhe shtëpitë në rrugën “Idriz Gucati”.

“Pa rrugë, pa kanalizim, pa ujë të pijes, me deponi të egra të mbeturinave gjithandej dhe pa ndriçim publik”, tregon Quni për gjendjen e në këtë rrugë.

“Askush kurrë nuk i ka vizituar e as nuk është interesuar për ta. Investimet që banorët i kanë bërë në ndërtimin e shtëpive, nuk mund ti gëzojnë, sepse nuk ka kushte për jetë”.

“ Gjendja në këtë lagje duket sikur ajo të ishte kilometra larg e në ndonjë zonë malore të harruar, dhe jo që ajo graviton në qytet”.

“Tranziti i Ri”, rrugë me katër krosi, ka vite që është në terr të plotë.
Komuna nuk ka denjuar të riparoi ndriçimin publik që është i shkatërruar tërësisht”.

Më Shumë

Tenton të godasë policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për sulm ndaj personit zyrtar në fshatin Serbicë e Poshtme të Prizrenit. Sipas raportit policor, i...

Liria vazhdon luftën për Superligë, shkatërron Suharekën në Prizren

Liria ka shënuar fitore të thellë 4-2 ndaj Suharekës në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë, duke mbajtur gjallë garën për inkuadrim në Superligë. Skuadra...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit