21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Quni: Putin e di se nëse e shtyp sustën e armëve bërthamore e shtyp kundër vetes

Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Anton Quni, thotë se gjithmonë ekziston rreziku nga armët bërthamore, nëse ato mund të jenë në duart e njerëzve të papërgjegjshëm.

Duke komentuar kërcënimet e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për përdorimin e armëve nukleare, Quni tha se shefi i Kremlinit, e di se në momentin që urdhëron përdorimin e këtyre armëve, dëmton vetën dhe popullin e tij.

Komentet Quni i bëri në emisionin DPT te Fidani në T7.

 

“Që nga koha e përdorimit të armëve bërthamore mbi Hroshima dhe Nagasaski kemi marrë një mësim se çka do të thotë të zhduket një numër i madh i njerëzve kur nuk ka selektim, nuk është luftë në mes të ushtrive por thjesht viktimat më të mëdha janë civilët”, tha Quni.

“Po besoj se nuk do të shkojë çmenduria deri aty që edhe gjenerata e jonë apo gjenerata të ardhshme të përjetojnë këtë tmerr”, shtoi ai.

“Si kërcënim, gjithnjë ekziston si një lloj shpate mbi kokë. Nuk duhet të jemi aq naivë dhe të mos e pranojmë një realitet se disa shtete që janë potencial bërthamor, dhe këto kapacitete nëse gjinden në duart e një njeriu të papërgjegjshëm ato mund edhe të keqpërdoren”, shtoi Quni.

“Unë besoj se përkundër asaj se sa larg apo sa thellë, personaliteti i Putinit  të çrregullohet, gjithnjë e kam shpresën te bashkëpunëtorët, te ekipi i tij po edhe deri te ai që duhet me i lëvizë ato mekanizma për ndezjen e kokave bërthamore, do të jetë një rezonim i shëndoshë. Duhet të jenë të vetëdijshëm se inicimi i luftës bërthamore, automatikisht është një përgjigje e fuqishme e palës tjetër. Ekzistojnë protokollet të cilat nuk mund të ndryshohen. Në moment që në hapësirë vërehen lëvizjet e raketave me mbushje bërthamore me automatizëm pala tjetër, me skenarin e përgatitur përgjigjet. Ende pa u godit caku nga armët bërthamore ruse do të thotë në ajër nisen armët e kundërshtarit dhe ato shndërrohen në hapësirë dhe s’ka më moment negocimi. Putini është i vetëdijshëm se në momentin që e shtyp sustën ai e ka shtyp sustën kundër vetës dhe popullit të vetë”, tha Quni.

Më Shumë

“Fëmija po rrezikohen”- vozitje të “çmendura” në një fshat të Malishevës, pamje nga kamerat

Në njërën rrugë të fshatit Drenoc të Komunës së Malishevës banorët atje po rrezikohen nga ngasësit e veturave. Pamjet nga kamerat e sigurisë që janë...

Sot mot me diell e me vranësira

Të dielën mbrëma pati mot me shi, ndërkaq në disa zona ra edhe borë. Ndërkaq, gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell...

Lajmet e Fundit