Quni viziton tregtarët e Prizrenit

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Anton Quni, ka vizituar tregtarët që shfrytëzojnë hapësirat e tregut ‘Fatoni’, dhe ata te ‘Tregu i Gjelbër’

“Ishte kënaqësi të bisedoj rreth programit tonë qeverisës, me tregtarët që shfrytëzojnë hapësirat e tregut ‘Fatoni’, dhe ata te ‘Tregu i Gjelbër’.Pritje e ngrohtë e mbështetje e madhe për mua e ekipin tim, po vie nga të gjitha takimet që po i zhvilloj këtyre ditëve”.

“Këtë mbështetje të qytetarëve unë po e ndjejë dhe me modesti u jam mirënjohës pa fund, për besimin që po tregojnë për mua, programin tim dhe për platformën gjithëpërfshirëse të LDK-së”.

“Të bashkuar rreth përpjekjes për ndryshim pozitiv, për të mirën e përgjithshme, do të dalim fitues për Prizrenin që duam”, tha Quni.

Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të brendshmeMund të jetë një imazh i 1 person dhe këpucë

 

Më Shumë

Gjashtë serbë arrestohen afër manastirit në Prizren

Gjashtë serbë janë arrestuar sot në Prizren afër Manastirit “Shën Arangjeli”. Detaje për arrestimin e tyre ka dhënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin...

Qytetari e quan “xhenaze” kryetarin e Prizrenit, ky i fundit ia kthen: “Nëse ki fare familje, përshëndeti krejt me rend”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes “Facebook”-ut i ka dërguar përshëndetje për të gjithë anëtarët e familjes së një komentuesi, i cili...

Lajmet e Fundit