7.6 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

Qytetarët duanë të hapen xhamitë, deklarohet Bashkësia Islame

Pasi që jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit tradita e do që ritet fetare të kryhen në Xhami, por kjo këtë vit ka ndryshuar.

Pandemia COVID-19, ka bërë që traditat të ndryshojë në tërë botën.

Ritet fetare në Kosovë besimtaret do të mund t’i kryejnë në xhami tek në fazën e dytë të procedurave të daljes nga izolimi.

Të paktën kështu ka vendosur Qeveria në detyrë e Kosovës.

Ky vendim i Qeverisë së Kosovës do të respektohet në përpikëri thotë sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë Islame, Ahmet Sadriu në një prononcim për arbresh.info.

Sadriu thotë se do të veprojnë sipas rekomandimeve të Institutit dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

“Është një proces që e ka përfshi gjithë botën dhe kemi thënë që do e respektojmë këto vendime dhe vazhdojmë me respektua, ne presim që në fazën e dytë të vie deri te hapja e objekteve fetare. Deri atëherë jemi të dakorduar që mos t’i shkelim këto rregulla nga Instituti dhe Ministria e Shëndetësisë”, tha Sadriu

Madje xhamitë ishin të parat që e kanë respektuar vendimin e mbylljes, thotë sekretari Sadriu.

“Ne masat i kemi respektua në start, jemi institucioni thuaj i parë që i kemi respektua vendimet të IKSHPK-së, dhe i kemi marrë masat, duke i dezinfektu xhamitë, kemi marrë masa që mos me lejua tubime, pastaj faljen e namazit të xhumasë”, tha Sadriu

Ndryshe, shumë qytetarë kanë bërë thirrje përmes statuseve të tyre në Facebook që të hapen xhamitë.

Më Shumë

Komisionerët nga Dragashi para Krimeve Ekonomike në Prizren – vazhdojnë intervistimet për manipulim votash

Vazhdon seria e intervistimeve në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike në Prizren, ku sot janë paraqitur edhe komisionerë nga komuna e Dragashit, të...

Jemin Zenel Ukperaj – lahutar dhe bartës i epikës gojore në Krahinën e Hasit

Shkruan: Besim Muhadri 1. Konteksti historik dhe etnografik Krahina e Hasit përbën një nga zonat më të pasura dhe më të rëndësishme të trashëgimisë gojore shqiptare,...

Lajmet e Fundit