2.5 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Qytetari nga Suhareka i vetëm paditi zinxhirin komandues serb që ia vrau 14 anëtarë të familjes(Video)

10 vjet betejë me gjykatat në Beograd, krejt i vetëm, në kërkim të trupave të familjarëve të tij.

Kjo është jeta e Bekim Gashit, të cilit në marsin e vitit 1999 iu vranë 14 anëtarë të familjes, mes tyre 4 motrat dhe nëna.

Dhjetëra prova dhe dëshmitarë që kishin parë nga afër këto vrasje nuk e bindën prokurorinë në Beograd të ndiqte për vrasjen e familjes Gashi tërë zinxhirin komandues, por vetëm dy pjesëtarë.

Derisa një periudhë ishte EULEX-i ai që e përcillte Bekim Gashin dhe të tjerët dëshmitarë në gjykatat e Beogradit, tash Gashi shkon atje pa përcjellje të askujt.

Ndonëse nuk pret gjykim të drejtë nga Gjykata në Beograd, Gashi thotë se nuk pati ku të drejtohet në institucionet e Kosovës.

Bekim Gashi është vetëm njëri nga mijëra familjarët, të cilët 20 vjet pas luftës janë në kërkim të trupave dhe eshtrave të të afërmve të tyre, të cilët vazhdojnë të figurojnë në listat e personave të pagjetur.

Më Shumë

Keqpërdorimi i Mazrekut dhe Berishës, shkaktuan dëm BKS-së në vlerë prej 1 milion e 43 mijë euro

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu ka treguar se dëmi i shkaktuar ndaj Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) nga ish drejtori ekzekutiv...

Pas Malishevës, situata nga vërshimet normalizohet edhe në Rahovec

Pas ditës së vështirë të djeshme ku disa zona në Rahovec, përfshirë Fortesën dhe Ratkocin, u prekën nga reshjet e mëdha dhe përmbytjet e...

Lajmet e Fundit