13.1 C
Prizren
E mërkurë, 30 Prill, 2025

Rahovec, përfundoi i aksioni i Policisë së Kosovës “Shtatori muaji i sigurisë në rrugë”

nxenesit policAksioni i Policisë së Kosovës, “Shtatori, muaji i sigurisë në rrugë” ka përfunduar. Ky aksion njëmujor ka pasur për synim rritjen e sigurisë së pjesëmarrësve, kryesisht të fëmijëve, në komunikacion.

Aksioni është mbështetur nga Drejtoria Komunale e Arsimit, respektivisht shkollat fillore të komunës së Rahovecit.

Zyrtarët policor të njësisë së Policisë në Bashkësi, stacioni në Rahovec, kanë mbajtur ligjërata me nxënës të shkollave fillore në Rahovec, ku kanë marrë pjesë 12 shkolla fillore me 1970 nxënës të klasave të para deri në të pestën.

Gjatë shtatorit janë mbajtur ligjërata, demonstrim në terren, ku nxënësit kanë pasur mundësi të shohin nga afër punën e policisë. Madje në disa raste ata edhe e kanë marrë rolin e policit, me qëllim të sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafik për rritjen e sigurisë së fëmijëve në rrugë.
Shkollat që kanë marrë pjesë në këtë aksion të policisë në të shumtën e rasteve ndodhen në afërsi të rrugëve ose udhëkryqeve.

Policia e Kosovës krahas gjobave për ngasësit ka shqiptuar edhe vërejtje të përgjithshme për pjesëmarrësit në rrugë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ballkani “blindon” pozitën e dytë në tabelë, mund Malishevën

Ballkani ka fituar ndaj Malishevës me rezultat 3:2 në xhiron e 31-të të Superligës së Kosovës. Me këtë fitore, Suharekasit numërojnë 57 pikë në pozitën...

Pamje nga laboratori i drogës në Prizren (FOTO)

Policia dhe Prokuroria Themelore e Prizren sot e kanë zbuluar një laborator të drogës në një nga banesat në këtë qytet. Lidhur me rastin, deri...

Lajmet e Fundit