10.7 C
Prizren
E premte, 13 Shkurt, 2026

Rahovec: Pezullohet procedura penale për rrezikim të trafikut me kuaj, i akuzuari gjendet në Itali

 Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec e ka pezulluar procedurën penale ndaj të akuzuarit për rrezikim të trafikut publik, Shqiprim Shala.

Një vendim i tillë u mor nga gjykatësi Ilir Rashkaj, pasi që i njëjti fillimisht kishte lëshuar urdhëresë ndaj të akuzuarit Shala, mirëpo ky i fundit sipas njoftimit të Stacionit Policor gjendet jashtë shtetit, respektivisht në Itali.

Për të siguruar praninë e të akuzuarit, gjykatësi Rashkaj deklaroi se do lëshojë urdhërarrest, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore Gjakovë të ngritur më 5 tetor 2009, Shqiprim Shala akuzohet se me 13 gusht 2009, rreth orës 10:45 në rrugën lokale të fshatit Ratkoc, nga pakujdesia rrezikon trafikun publik dhe jetën e njerëzve si pjesëmarrës në komunikacion.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari duke drejtuar qerren e kuajve, vepron në kundërshtim të rregullave të komunikacionit, bënë kthim të pasigurt në krahun e majtë, me ç’rast e godet një automjet të tipit “VW-Kombi” i cili në rastin e aksidentit ishte në tejkalim e sipër të qerres së kuajve.

Sipas aktakuzës, në këtë aksident lëndime të rënda pëson pasagjeri në qerren e kuajve, i mituri S.Sh, lëndime këto të përshkruara në ekspertizën e ekspertit mjeko-ligjor Dr. Agim Sefa.

Më Shumë

Borea kompleton katërshen gjysmëfinaliste në Final 8

Borea është skuadra e fundit që ka siguruar biletën për në gjysmëfinale të Final 8 të Kupës së Kosovës në Ligën e Parë te...

Inspektohet kanalizimi në rrugën “Tahir Meha” në Prizren

Ekipet e KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. kanë realizuar inspektimin e rrjetit të kanalizimit në rrugën “Tahir Meha” në Prizren, në kuadër të intervenimeve të...

Lajmet e Fundit