9.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Rahovec:Dënimi me burg i zëvendësohet me gjobë të akuzuarit që pranoi fajësinë për aksidentin ku kishte humbur jetën motoçiklisti

 Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, e ka dënuar me gjashtë muaj burgim të akuzuarin për veprën penale “rrezikim i trafikut publik”, Enver Hamza

Aktgjykimi ndaj tij është shpallur nga gjykatësi, Mizahir Shabani, pasi që i akuzuari paraprakisht e ka pranuar fajësinë për akuzën me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në dënimin me burgim, atij do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej 8 korrik 2017 deri me 7 shtator 2017, ndërsa pjesa tjetër e mbetur prej katër muajsh me pëlqimin e të akuzuarit, i është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumën prej 2000 euro.

Dënimin me gjobë, i akuzuari Hamza, detyrohet ta paguaj në tre këste pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit në të kundërtën gjoba prej 2000 euro do të zëvendësohet me burgim.

Gjykatësi Shabani, po ashtu i njoftoi palët prezente se kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh, nga dita e pranimit të aktgjykimit me shkrim.

Gjyqtari Shabani, të akuzuarin e ka obliguar t’i paguaj shpenzimet procedurale dhe atë në emër të ekspertizës mjekoligjore shumën prej 20.88 euro, për ekspertizën e komunikacionit në shumën prej 40.88 euro dhe shumën prej 30 euro në emër të paushallit gjyqësor.

Ndërsa, të dëmtuarin e ka udhëzuar në kontest juridiko-civil.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë më 29 nëntor 2017, ndaj Enver Hamzës, duke e ngarkuar atë me veprën penale “rrezikim i trafikut publike”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri me 8 korrik 2017 rreth orës 17:10 në rrugën rajonale Rahovec-Xërxe, nga pakujdesia rrezikon trafikun publik dhe jetën e njerëzve.

Në aktakuzë thuhet se ngjarja kishte ndodhur në fshatin Ballacërrk, ku i pandehuri Hamza, duke drejtuar automjetin e markës “Mercedes 210 D” ka rrezikuar trafikun publik në përmasa të mëdha edhe jetën e të ndjerit Leotrim Morina nga fshati Nushpall, Komuna e Rahovecit, ashtu që me të arritur në udhëkryqin tek pompa e derivateve “Klora Petroll” që lidhet me rrugën lokale për fshatrat Sopniq e Potoqan, duke mos i dhënë përparësi kalimi krahut të djathtë dhe duke mos pasur kujdes të shtuar e godet në pjesën frontale, tani të ndjerin Leutrim Morina, që po ngiste motoçikletën.

Tutje, në aktakuzë, thuhet se si pasoj e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore, tani i ndjeri Morina, i cili për ndihmë mjekësore dërgohet në QKUK në Prishtinë dhe me 16 korrik 2017 ndërron jetë në repartin intensiv. /Betimipërdrejtësi.

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1530 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

‘Rrufe në qiell të hapur’, Bayern refuzohet edhe nga Ralf Rangnick

Ralf Rangnick thuhet se ka refuzuar mundësinë për të zëvendësuar Thomas Tuchel-in si trajner i Bayern Munich-ut, duke e lënë klubin të përpiqet për...

Moti sot me shi

Lajmet e Fundit