11.1 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

Rahovec:Njëri nga të akuzuarit për vjedhje të rëndë shpallet fajtor, lirohen dy të tjerët

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec, ka shqiptuar gjashtë muaj burgim me kusht ndaj të akuzuarit për veprën penale “vjedhje e rëndë”, Burrim Hundozi.

Ndërsa, ka shpallur aktgjykim lirues për dy të akuzuarit tjerë, Haxhi Haxhimistafa dhe Vadet Ondozi.

Aktgjykimi është shpallur nga gjykatësi, Ilir Rashkaj, pasi që i akuzuari Hundozi paraprakisht e ka pranuar fajësinë për akuzën me të cilën ngarkohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dënimi me kusht nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën gjashtë mujore pasi që aktgjykimi të merr formën e prerë, i akuzuari Burrim Hundozi ia kompenson dëmin të dëmtuarit Skender Hundozi.

Gjykatësi Rashkaj, po ashtu i njoftoi palët prezente se kundër këtij aktgjykimi kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh, nga dita e pranimit të aktgjykimit me shkrim.

Ndryshe, në aktakuzën e Prokurorisë Themelore Gjakovë të ngritur më 10 qershor 2013, të pandehurit akuzohen për veprën penale vjedhje e rëndë në bashkëkryerje.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit më 19 prill 2012, në bashkëkryerje me qëllim që vetit t’i sjellin përfitime pasurore të kundërligjshme, janë marr vesh ndërmjet vete dhe i kanë ndarë rolet, me ç’rast me forcë kanë hyrë në lokalin “Randevu”, pronë e të dëmtuarit Skender Hundozi nga Rahoveci.

Në aktakuzë thuhet se vjedhja ka ndodhur në atë mënyrë që Haxhi Haxhimustafa e ka hapur me forcë dritaren e lokalit, nëpërmjet saj kanë depërtuar brenda dhe kanë vjedhur aparatin e cigareve dhe një portofol me tre euro para të gatshme, e kanë bartur dhe dërguar në vendin e quajtur “Fusha e Tubës” dhe pastaj e kanë hapur me forcë dhe nga i njëjti kanë vjedhur 10 euro apoena metalike dhe 40 pako cigare të llojeve “Marlboro”, “Kent”, “Vinston”, të cilat i kanë ndarë në katër pjesë të barabarta dhe janë larguar në drejtim të panjohur.//Betimipërdrejtësi

Më Shumë

Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti. Kliko linkun:https://www.facebook.com/reel/1263220935169617 Ai...

Ferizaj fiton me përmbysje në Malishevë

Ferizaj ka mposhtur Malishevën 1-2 në xhiron e 24-të të Superligës së Kosovës në futboll. Vendësit gjetën epërsinë falë Mevlan Zekës në minutën e 12-të. Ndërkaq,...

Lajmet e Fundit