12.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Rama- Mustafa: Bashkimi kombëtar në rrugën e BE-së

Rama-MustafaKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka nisur vizitën e parë zyrtare në Tiranë nga momenti që ka marrë drejtimin e qeverisë së Kosovës. Takimin e parë Mustafa e ka zhvilluar me kryeministrin Rama.

Pas takimit kokë më kokë, kryeministri Rama theksoi partneritetin mes dy shteteve si instrument themeltar që do të përcaktojë peshën e faktorit shqiptar në rajon.

Rama: Partneriteti ynë do përcaktojë peshën e faktorit shqiptar në rajon.

Partneritetin Shqipëri-Kosovë Rama e vlerëson si instrument themeltar që do të përcaktojë peshën e faktorit shqiptar në rajon. më tej ai shton se unifikimi e doganave është një shenjë e vullnetit të përbashkët për një zonë të vetme ekonomike.

“Diskutuam për hapa të rëndësishëm drejt bashkërendimit të forcave dhe drejt bashkimit tonë kombëtar në rrugën e Bashkimit Evropian. I shpreh publikisht Kryeministrit edhe Qeverisë së Kosovës për solidaritetin e treguar ndaj zonave dhe njerëzve të prekur nga përmbytjet në jug të Shqipërisë”.

“Në emër të Shqipërisë përshëndes progresin në fuqizimin dhe shtrirjen e legjislacionit të Kosovës në të gjithë territorin e saj. Partneritet ynë instrument themeltar që do të përcaktojë peshën e faktorit shqiptar në rajon. Theksoj unifikimin e doganave, si një shenjë e vullnetit të përbashkët për një zonë të vetme ekonomike.”- tha Rama.

Kryeministri Rama gjithashtu shtoi se gjatë takimit me Mustafën kanë diskutuar edhe për ecurinë e përgatitjeve të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive që do të zvillohet në Tiranë më 23 mars.

“Diskutuam edhe për ecurinë e përgatitjeve për mbledhjen e përbashkët të radhës që do të mbahet më 23 Mars në Tiranë dhe për objektiva të së ardhmes. Ne i kuptojmë vështirësitë që përballet procesi i zgjerimit. Sot Evropa ka nevojë për shqiptarët, po aq sa shqiptarët kanë nevojë për Evropën.”- tha Rama.

Gjatë vizitës në Tiranë, kryeministri Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Hashim Thaçi dhe Kujtim Shala, do të zhvillojë takime me liderët kryesorë institucional dhe politik të Shqipërisë.
Kryeministri Mustafa, përveç takimit me homologun Rama, do të pritet edhe nga presidenti Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Gjatë vizitës, kryeministri Isa Mustafa po ashtu do të zhvillojë takime edhe me personalitete tjera të shquara të jetës politike e akademike në Republikën e Shqipërisë.

Më Shumë

50 vite karrierë! Shkurte Fejza ndan lajmin e bukur me ndjekësit e saj

Këngëtarja Shkurte Fejza ka dhënë një lajm të bukur për mbështetësit e muzikës së saj. Ajo ka njoftuar se do të mbajë dy koncerte, një...

Diell dhe vranësira, priten edhe reshje shiu

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku lokalisht pritet të ketë reshje shiu, kryesisht në sasi të pakta. Sipas MeteoKosova...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit