10.4 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Rama: Sot ditë zie

Kryeministri, Edi Rama e quajti një ditë zie këtë të sotmen ku një polic i njësisë RENEA u vra në Lazarat ndërsa 2 të tjerë u plagosën.

Menjëherë pas vizitës së dy efektivëve të plagosur në spitalin e Traumës, kryeministri Edi Rama deklaroi:

“Ditë zie për të gjithë policinë e shtetit punonjësit dhe familjen e policisë së Shtetit por besoj se çdo shqiptar dhe çdo familje që vlerëson ndershmërinë kurajon, shërbimin e policisë së shtetit dhe këtyre djemve sot ka zi. Duke I shprehur ngushëllimet më vëllazërore familjes së atij që nuk arriti dot ti mbijetonte kësaj barbarie dhe duke shprehur dhe sigurinë e mjekëve që dy të tjerët janë plotësisht jashtë rrezikut për jetën dua të nënvizoj se duhet të ndjehen vërtet keq ata që për faqen e tyre të zezë edhe në këtë moment që policia është në fushën e betejës me një grup vrasësish flasin me dy kuptime dhe I kërkojnë llogari policisë, jo dhe aq në mënyrë direkte, paçin faqen e zezë”.

Më Shumë

Identifikohet 70-vjeçari që u gjind pa shenja jete dje në Prizren

Është identifikuar i moshuari 70-vjeçari i cili u gjind i vdekur në rrugën “Edit Durham” në Prizren. Policia e Kosovës dje kërkoi ndihmë nga...

61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, afro 1.800 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Lajmet e Fundit