7.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Rama: Sot duan të na përplasin përtokë gjuhën shqipe

Edi rama ne korcËshtë prezantuar konferenca për shpalljen e draftit përfundimtar të reformës në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor.

Kryeministri Edi Rama i pranishëm në këtë konferencë theksoi se reforma e arsimit në Shqipëri është themeltare.

“Reforma në Arsim është themeltare për Shqipërinë e gjeneratës tjetër. Kemi në dorë një produkt që është realizuar nga njerëz pa dallim bindjesh politike dhe simpatish partiake. Jam i kënaqur që në anëtarët e komisionit ka njerëz që kanë votuar kundër nesh dhe kanë kërkuar votën për kundërshtarët tanë. I ka bashkuar interesi i përbashkët i të ardhmes së arsimit në Shqipëri. E vlerësoj këtë si një moment emancipues që shënon risi, që do të ndiqet më pas edhe në plane të tjera dhe do të kthehet në normalitet politik për çdo qeveri. Besoj te produkti i këtij procesi”, u shpreh Rama.

Kryeministri ka kritikuar mënyrën e arsimimit, duke thënë se universitetet janë mbipopulluar dhe të gjithë janë bërë me diploma, por vendi është mbushur me një ushtri të papunësh. Ai theksin e vuri tek arsimi profesional, duke thënë se kjo është një nga format më të mira për t’u punësuar. “Sot kemi një ushtri të tërë të papunësh që e quajnë veten inxhinierë, ekonomistë, juristë etj. I duket e paimagjinueshme që nuk e gjejnë veten në ndonjë institucion shtetëror. Por, para kësaj duhet aplikuar dhe duhet të bësh 100 ose dhe 1 mijë intervista dhe ka raste që nuk mund ta gjesh veten. Sot mbushet oborri i PS-së me prindër nga 60 vjeç që kërkojnë punë për djalin 30 ose 40 vjeç, për shkak të atyre diplomave”.

Sipas, Ramës sot në vend mungojë inxhinierët në sektorët e naftës. Dhe për këtë arsye duhet arsimi profesional. “Sot ata inxhinierë që janë 70 vjeç janë më të kthjellët se ata që vijnë me diplomat e reja dhe nuk dinë çfarë të thonë”.

Ndërkohë, ministrja e Arsimit dhe e Sportit Lindita Nikolla, tha se kjo reformë do të shënojë një epokë të re të cilësisë në arsimin e lartë.

“Jemi këtu në prezantimin e draftit të reformës së arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, që pritet të pësojë një ndryshim rrënjësor. Sot jemi të përgjegjshëm për të punuar edhe më shumë, pas vendimit për marrjen e statusit kandidat, në mënyrë që ta bëjmë Shqipërinë të aftë dhe partner të rëndësishëm për përfitimin e fondeve për kërkime shkencore nga Bashkimi Evropian. Kemi nënshkruar dy marrëveshje para pak kohësh, që do të mundësojnë pjesëmarrjen e Shqipërisë për të ofruar materialet e kërkimit shkencor drejt zhvillimeve më të rëndësishme të vendit. Në këtë reformë, politika është munduar të qëndrojë larg dhe janë lënë të flasin të gjithë specialistët dhe profesionistët. Falënderoj të gjithë ata që, ndoshta në nxitim e sipër, vendosën syzet e errëta për të mos parë se çfarë do të ndodhte, e megjithatë besoj se do jenë pjesë e rëndësishme e së ardhmes”, theksoi ministrja e Arsimit.

Duke shprehur mirënjohje për anëtarët e komisionit të reformës, ministrja Nikolla tha se kjo reformë vendos në qendër universitetin, për të cilin thotë se duhet të zgjohet nga gjumi letargjik dhe liria akademike është kryefjala e gjithsecilit.

“Për sot, mirënjohje për profesionalizmin, punën e palodhur, kudo ku ishte interesi, në çdo aulë të universiteteve publike e jopublike, për të reflektuar mbi këtë draft përfundimtar të raportit për reformën në arsimin e lartë. Ia dolët në një kohë të shkurtër falë integritetit të lartë, përmes debateve, këshillave, sugjerimeve.

Kam dëgjuar e shqetësuar kritikat e ardhura në drejtim të reformës, që thonë se cenohet autonomia e universiteteve, por në fakt duam ta zgjojmë universitetin nga gjumi letargjik dhe nga autonomia në letër. Duam që universiteti të jetë strukturë ku talenti përfitohet dhe ku fjala është liria akademike e çdonjërit prej jush. Për ta bërë këtë, synojmë aleancën e vetme e të dobishme, atë student-pedagog. Mbështesim gjithashtu si studentët që duan të vazhdojnë përtej nivelit bachelor, por edhe ata që janë në vështirësi ekonomike. Jemi për një aspekt tepër të gjerë në arsimin e lartë. Nuk duam të ndërpresim aspiratat e të rinjve për arsimim, e megjithatë masiviteti nuk duhet bërë pa pasur parasysh kostot. Po e mbyll këtu këtë moment të parë, duke shprehur mirënjohjen e plotë dhe falënderimin për të gjithë ju që shoqëruat këtë debat konstruktiv, nga më të shëndetshmit, për hartimin e draftit përfundimtar të reformës së arsimit të lartë, veçanërisht komisionin “Gjonçaj” me të gjithë anëtarët”, përfundoi Nikolla.

Më Shumë

Hapet konkursi për Kryeshef Ekzekutiv të Ndërmarrjes Publike “Hidroregjioni Jugor” në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” SH.A. ka shpallur një konkurs publik për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv. Kjo pozitë ka përgjegjësi të rëndësishme në menaxhim...

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

Është arrestuar një person në Prizren. Ai akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj anëtarëve të familjes së tij dhe gjithashtu ka dëmtuar dhe demoluar...

Lajmet e Fundit