Ramadan Muja në rigjykim

Në Prizren nuk do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme.

Dy gjyqtarë vendorë e kanë shpëtuar kryetarin Ramadan Muja duke votuar që lënda e tij të shkojë në rigjykim dhe të mos vërtetohet aktgjykimi i shkallës së parë siç ka kërkuar gjyqtari i EULEX-it.

Ai pritet që mandatin e tretë si kryetar komune ta çojë deri në fund.

Kjo ngase, vendimi sipas të cilit Muja është dënuar me dy vjet burgim me kusht nga Gjykata Themelore, është prishur nga Gjykata e Apelit dhe kjo e fundit ka vendosur që për rastin Muja dhe të tjerët të ketë rigjykim.

Kjo është bërë me dije nga burime të besueshme të gazetës të afërta me rastin.

Edhe zëdhënësi i Gjykatës së Apelit, Arbër Jashari, e ka konfirmuar të martën se vendimi për Ramadan Mujën dhe të tjerët më së largu do të bëhet publik deri më datën 31 gusht të këtij viti. /Zëri/

Më Shumë

Theret me thikë një person në orët e vona të natës në Prizren

Një rasti i rëndë është shënuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Rexhep Kabashi” në Prizren, ku një person është therur me thikë. Sipas raportit...

Kanoset me thikë polici në Suharekë, arrestohet një person

Derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, një polic është kanosur me thikë të dielën pasdite në Suharekë. Rasti ka ndodhur më 24.05.2026, rreth orës...

Lajmet e Fundit