0 C
Prizren
E shtunë, 13 Dhjetor, 2025

Ramadan Muja pa nënkryetar të minoriteteve

Ramadan Muja 2Zgjedhja e nënkryetarit nga radhët e komuniteteve  ka dështuar edhe në seancën e fundit në Kuvendin e Komunës së Prizrenit. Përçarjet brenda subjekteve minoritare për këtë post kanë bërë që kjo pikë të enjten të hiqej nga rendi i ditës në seancën e rregullt të KK-së, ku janë shqyrtuar mbi 10 çështje të ndryshme.

Anëtari i NDS-së, Oruç Karadollami, ka qenë i pari që ka propozuar eliminimin e kësaj pike nga rendi i ditës, pasi që, sipas tij, procedura që është ndjekur nuk ka qenë në përputhje me ligjin. “Pranimi i tri aplikacioneve për këtë post nga KK-ja nuk përputhet me udhëzimet që janë të përshkruara në Udhëzimin Administrativ të MAPL-së për zgjedhjen e nënkryetarit për komunitete.

Madje, sipas këtij akti, posti i nënkryetarit duhet t’i takojë komunitetit boshnjak, ani pse komuniteti turk insiston që me çdo kusht ta marrë për vete”, ka thënë Karadollami, duke shtuar se e drejta për këtë post i takon NDS-së, në bazë të votave të fituara, por edhe të marrëveshjes së koalicionit me PDK-në në Prizren.

Për dallim prej tij, Levent Bush i KDTP-së ia ka përkujtuar Karadollamit se në politikë marrëveshjet duhet të hidhen në letër dhe pastaj të jetësohen. “Nuk pajtohem me komentet e kolegut nga NDS-ja”, ka deklaruar Bush.

Ndërsa Musa Salihi i “Vakatit” ka shprehur qëndrimin se kjo çështje nuk mund të zgjidhet sot për shkak të dallimeve të thella që ekzistojnë mes subjekteve minoritare, dhe ka propozuar shtyrjen e kësaj pike.

Nga ana tjetër Haziz Hodaj i LDK-së ka vlerësuar se nuk është korrekte që anëtarët e KK-së të maltretohen në këtë mënyrë me mosmarrëveshjet e partnerëve të koalicionit për një post.
Duke e parë këtë situatë, kryesuesi i KK-së, Kujtim Gashi, e ka hedhur në votim propozimin për largimin e kësaj pike nga rendi i ditës, që ka marrë mbështetjen e 21 këshilltarëve, 11 kanë qenë kundër dhe 4 kanë/Koha Ditore/

Më Shumë

Ballkani spektakolar, shënon 6 gola ndaj Prishtinës së Re

Ballkani ka regjistruar një triumf të jashtëzakonshëm në Suharekë, duke mposhtur Prishtinën e Re me rezultatin 6–1 në javën e 16-të të Albi Mall...

Vdes një grua në aksidentin mes veturës e kamionit në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”. Policia ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi...

Komunizmi ka vdekur

Lajmet e Fundit