Ramadan Muja rikthehet në gjykim në qershor

Në muajin qershor do të rikthehet në gjykatë kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, raporton KTV.

Gjykata e Apelit më në fund ka arritur të caktonte nisjen e shqyrtimit të ankesës së mbrojtjes së Mujës, që e kishin bërë për vendimin e shkallës së parë.

Në mars të 2014-s, kryetari Muja qe dënuar me 2 vjet burgim me kusht, për veprën penale – keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Mujës, nga tabori i PDK-së, i ishte ndaluar edhe ushtrimi i funksioneve publike 30 muaj.

Por, për krejt këto dhe në fakt anulimin e vendimit të shkallës së parë, ishte ankuar kryetari i Prizrenit, çfarë e ka shtyrë vendimin që të bëhej i plotfuqishëm, rrjedhimisht edhe shtyrjen e zgjedhjeve në qytetin e dytë më të madh të Kosovës.

Me kusht në këtë proces janë dënuar edhe 5 zyrtarë të tjerë të Komunës së Prizrenit.

Vonesat në caktim të kësaj seance ishin shkaktuar për shkak të mosfunksionimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës gjatë kohës së bllokadës institucionale.

Ruzhdi Berisha, që mbron Ramadan Mujën, i ka thënë KTV-së se në fakt kjo vonesë nuk u ka shkaktuar atyre asnjë problem.

Më Shumë

Ky është personi që u ther për vdekje në Prizren

Si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë mes përleshjes që ka ndodhur sot mes dy familjeve në fshatin Kobaj të...

Në Vërmicë po rregullohet shtrati i gurrës dhe rruga fushore

Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren, Nderim Kadriaj, ka përcjellë nga afër punimet që po zhvillohen në fshatin Vërmicë, ku po realizohet...

Lajmet e Fundit