3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Ramadan Muja, i vetmi Kryetar i mbyllur në Kosovë

RamadanMuja14-01Gjatë muajit prill të këtij viti, Forumi Transparenca i ka bërë thirrje kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja që t’i rihapë takimet me drejtorët komunal për media dhe shoqërinë civile. Kërkesa për hapjen e vendimmarrjes së ekzekutivit është përsëritur edhe në debatin “Ballafaqim” mes Forumit Transparenca dhe zyrtarëve të komunës, e cila ka trajtuar çështjen e transparencës dhe llogaridhënies.

“Me gjithë këtë angazhim të medias dhe shoqërisë civile në Prizren, Ramadan Muja vazhdon të mbajë të mbyllur procesin e vendimmarrjes dhe menaxhimit të parasë publike. Duke e konsideruar transparencën si parakushtin themelor të qeverisjes demokratike dhe pasi që deri më tani nuk kemi pranuar asnjë përgjigje, ne anëtarët e Forumit Transparenca ripërsërisim kërkesën tonë për anulimin e menjëhershëm të vendimit për mbylljen e takimeve të Kryetarit me drejtorët”, tha Elmedina Baxhaku, në emër të Forumit Transparenca.

Kryetari i komunës së Prizrenit edhe në mandatin e tij të tretë të qeverisjes vazhdon praktikën e vendimmarrjes së mbyllur.

“Që nga marrja e një vendimi të këtillë vite më parë, asnjëherë nuk është dhënë një arsyetim i artikuluar dhe bindës për arsyeshmërinë e kësaj mbylljeje. Kjo praktikë, e cila bie ndesh me parimet themelore të qeverisjes transparente është dëshmia më e mirë se komuna e Prizrenit po dështon në promovimin e standardeve të qeverisjes së mirë”, thotë Baxhaku.

Ramadan Muja është i vetmi kryetari komune në Kosovë, i cili e ka mbyllur vendimmarrjen për mediat dhe shoqërinë civile. Forumi Transparenca shpreh pakënaqësinë dhe mospajtimin e vet në lidhje me pamundësinë e mediave, organizatave të shoqërisë civile dhe qytetarëve për të marrë pjesë në takimet e kryetarit të komunës me drejtorët komunalë.

“Kjo mbyllje e vendimmarrjes komunale është pengesë direkte ndaj punës së këtyre akterëve, të cilët kanë për qëllim rritjen e informimit publik. Në rast se Kryetari i Komunës nuk i përgjigjet edhe kësaj kërkese, Forumi Transparenca do të detyrohet të përdorë forma të tjera të veprimit deri në arritjen e qëllimit përfundimtar, hapjen e vendimmarrjes lokale”, thotë Baxhaku. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vjedhje në Suharekë

Një shtëpi  në Suharekë  është vjedhur  nga persona të pa njohur të cilët morën paratë e gatshme dhe stolin e ari, me vlerë të...

Reshjet e borës e bëjnë me “bardhësi” Prevallën (VIDEO)

Pas reshjeve të shpeshta të shiut që kanë rënë këto ditë, kanë nisur edhe ato të borës. Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar video nga Prevalla...

Lajmet e Fundit