18.8 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Raporti i KE-së nuk e përmend askund heqjen e vizave

Komisioni Evropian ka publikuar dje Paketën Vjetore të Zgjerimit, e cila përcakton përparimin që kanë bërë vendet që synojnë integrimin në Bashkimin Evropian. Në raport nuk përmendet heqja e vizave për Kosovën, por kërkohet heqja e taksës 100%. Në anën tjetër, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë rekomandimin pozitiv për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit.

Komisioni Evropian (KE) ka publikuar dje Dokumentin e Strategjisë së Zgjerimit dhe Raportin për Kosovën për vitin 2019, i cili nuk përmend heqjen e vizave nga Bashkimi Evropian, por kritikon institucionet vendore për taksën prej 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, si dhe kritikon numrin e madh të zëvendësministrave në Qeveri.

Me rastin e prezantimit të këtij raporti shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka potencuar se të gjeturat kryesore të vendit në këtë raport tregojnë se Kosova ka shënuar progres në zbatimin e reformave kyçe të BE-së, duke përmirësuar sundimin e ligjit. Megjithatë, ajo e ka vlerësuar si të gabuar vendimin e Qeverisë për vendosjen e taksës prej 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe boshnjake.

“Rruga përgjatë BE-së është me pengesa për fat të keq. Raporti i Kosovë në frymën e balancës pasqyron sfidat e vazhdueshme me të cilat përballet vendi. Funksionimi i Kuvendit minohet nga një mjedis i politizuar politik, nga mungesa e kuorumit në Kuvend e nga vonesa në aktivitete. Pastaj shpesh vendimet nga Qeveria nuk janë as në linjë me frymën e as me ligjet e saj. Tarifa 100 për qind minon përpjekjet rajonale dhe nuk është e qëndrueshme. Shpresojmë që kjo të kalohet”, ka theksuar ajo.

Më Shumë

Hedh mbeturina në hapësirë publike, gjobitet me 200 euro dhe detyrohet t’i pastrojë në Suharekë

Një qytetar është gjobitur me 200 euro pasi ka ndotur hapësirën publike duke hedhur mbeturina, ndërsa është detyruar edhe që t’i largojë ato. Lajmin e...

Vdiq një person në Prizren, u rrokullis me motor

Një person ka vdekur pasi ishte rrokullisur me motor në Prizren të enjten. Policia ka njoftuar se viktima ishte shtetas i huaj. https://prizrenpress.com/shiten-banesa-moderne-ne-lagjen-tranzit-i-ri-te-prizrenit-mundesi-pagese-me-keste/ “Raportohet se si pasojë...

Lajmet e Fundit