Rashica nëse nuk shitet në Angli, ky do të jetë klubi i tij deri në janar

E ardhmja e futbollistit të Kosovës Milot Rashica vazhdon të mbetet në dyshim.

Mesfushori kosovar ka gjasa të largohet nga Ëerder Bremeni në ditën e fundit të afatit kalimtar. Këtë e thotë Frank Baumann, drejtorit sportiv të klubit gjerman. Gjithsesi, sipas tij asnjë skuadër nuk është ende afët marrëveshjes për kosovarin.

Për përfaqësuesin e Kosovës, Milot Rashica, është përfolur vazhdimisht se do t’i bashkohet Aston Villës ose Leipzigut këtë verë, por deri tani klubi nga Premierliga dhe ai gjerman nuk ka qenë në gjendje të arrijë marrëveshje.

“Gjasat që ai të largohet ende janë të mëdha. I qëndroj prapa kësaj”, tha Bauman pas fitores së Bremenit 1:0 kundër Arminia Bielefeld të shtunën. Mbetet të shihet çfarë do të ndodhë me Rashicën i cili nuk është pjesë e Kosovës për ndeshjen vendimtare me Maqedoninë e Veriut që luhet të enjten në Shkup

Më Shumë

Martohet Blerando

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij Albulena Krasniqi,...

Në Rahovec mbahet dëgjimi publik me gra dhe vajza për buxhetimin gjinor

Komuna e Rahovecit ka mbajtur dëgjim publik me gra dhe vajza lidhur me buxhetimin gjinor, me fokus identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të tyre...

Lajmet e Fundit