Rasti i konfirmuar me COVID-19 dje në Suharekë është 28 vjeçar dhe punon në UPZ

Dje më 25 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 281 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Nga 281 mostrat e testuara, 69 raste kanë rezultuar pozitiv me covid-19, ku 1 (një) prej tyre është nga Suhareka.

I kontaktuar nga SuharekaOnline, drejtori i QRSHP-së në Prizren, Dr.Fadil Kryeziu, ka treguar se rasti i konfirmuar dje është pacient i gjinisë mashkullore i lindur në vitin 1992, punon në Universitetin e Prizrenit dhe si duket është infektuar në Prizren.

Me konfirmimin e rastit të djeshëm numri i rasteve të identifikuar me Covid-19 në Suharekë shkon në 41, ku prej tyre 1 rast ka përfunduar me vdekje, 37 të shëruar dhe 3 raste aktive.

Më Shumë

Liria luan ndeshjen e fundit në shtëpi, pret Suharekën në Prizren

Liria do të zhvillojë ndeshjen e fundit si vendase në këtë sezon të Raiffeisen Liga e Parë, ku do të përballet me Suharekën. Takimi...

Kurti viziton Kalanë e Prizrenit, prezanton projektin 450 mijë eurosh

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit vizitoi Kalanë e Prizrenit, me ç’rast njoftoi se Qeveria...

Lajmet e Fundit