23.4 C
Prizren
E martë, 11 Maj, 2021

Raul Castro jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Komuniste të Kubës

Raul Castro ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të Partisë Komuniste të Kubës, çka nënkupton se ky shtet nuk do të ketë dikë nga familja Castro në mesin e liderëve kryesorë, për herë të parë prej kur vëllai i tij Fidel ka fituar pushtetin në Revolucionin e vitit 1959.

Raul Castro, 89-vjeçar, e ka bërë këtë njoftim më 16 prill, teksa ka mbajtur një fjalim në hapje të Kongresit të Tetë të partisë në pushtet në Kubë.

Ai ka thënë se do të pensionohet pasi “ka përmbushur misionin e tij”.

“Për aq sa të jetoj, unë do të jem i gatshëm që të mbroj shtetin, revolucionin dhe socializmin me më shumë forcë se kurrë më parë”, ka thënë ai përmes një adresimi televiziv.

Castro nuk ka përkrahur ndonjë pasardhës të tij, mirëpo në të kaluarën ka treguar mbështetje për Miguel Diaz-Canel, i cili është zgjedhur president i Kubës, pas Castros më 2018.

Fidel Castro ka drejtuar Revolucionin e vitit 1959, duke larguar nga pushteti Fulgencio Batistan.

Ai është bërë kryetar i Partisë Komuniste të Kubës më 1965, dhe ka udhëhequr shtetin derisa ia ka dorëzuar presidencën Raulit më 2008.

Raul Castro njihet për arritje të marrëveshjes me ish-presidentin amerikan Barack Obama më 2014, çka ka rezultuar me forcim të lidhjeve në mes të dy vendeve, ndonëse një pjesë e mirë e marrëveshjes është përmbysur më vonë nga ish-presidenti tjetër amerikan Donald Trump.

Në fjalimin e 16 prillit, Castro ka thënë se Kuba vazhdon të ketë bisedime “të respektueshme” me SHBA-në, mirëpo nuk do të heqë dorë kurrë nga “parimi i revolucionit dhe socializmit”.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki ka thënë në të njëjtën ditë se SHBA-ja nuk është duke planifikuar ndryshime në politikat kundrejt Kubës.

“Mbështetja për demokraci dhe të drejta të njeriut do të jenë në qendër të përpjekjeve tona”, ka thënë mes tjerash ajo.

Më Shumë

Latifi i AAK-së: Qeveria Kurti karakterizohet me një lloj anemie dhe pagjakësie

Smaj Latifi, kryetar i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë që deri tani e sheh Qeverinë Kurti 2 si “anemike”, pasi sipas tij...

Prodhoi dhe shiti diploma, arrestohet 60 vjeçari në Malishevë

Policia ka zhvilluar një bastisje në Malishevë, në një agjenci turistike ku u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e dëshmisë materiale diploma të...

Përfaqësuesit e bizneseve: Programi i Qeverisë po favorizon skemat sociale e jo zhvillimin ekonomik

Programi i Qeverisë së Kosovës më shumë ka një komponentë sociale sesa zhvillimore, thotë profesori i ekonomisë, Safet Gërxhaliu. Ndërkohë, për kryetarin e Odës...

Golden Eagle Ylli mposht Rahovecin, kualifikohet në finalen e madhe

Golden Eagle Ylli ka siguruar plasmanin në finalen e play- offt të Superligës së Kosovës në basketboll. Në ndeshjen e pestë të serisë gjysmëfinale të...

Kënga e vitit 1886 që flet për shitësin e misrave nga Prizreni në rrugicat e Kostandinopojës

“La Tradition” ka botuar, me 1 janar 1906, në faqet 15-17, një këngë të veçantë popullore shqiptare, kënduar asokohe rrugicave të Kostandinopojës nga një...

Arrijnë në Kosovë 4,680 dozat e para të vaksinës Pfizer

Kanë arritur në Kosovë 4,680 dozat e para të vaksinës anti-COVID të llojit Pfizer, pjesë e kontingjentit të 95 mijë vaksinave Pfizer që Bashkimi...

Sot në Suharekë, luhet akti i dytë i finales Ylli-Peja

Të dielën (sot) do të zhvillohet sfida e dytë e finales së plejofit të Superligës së Kosovës në basketboll ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës...

Rritet qarkullimi i bizneseve, për katër muaj shteti inkasoi mbi 200 milion euro taksa

Këtë vit Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka tejkaluar planifikimin e të hyrave nga tatimet, por edhe qarkullimi i bizneseve sivjet është më i...

Qyteti i Prizrenit me rrjet elektrik nëntokësor në vlerë 600 mijë eurove

KEDS është duke realizuar një projekt madhor në qendrën historike të qytetit të Prizrenit. Atje, komplet rrjeti elektrik, po vendoset nën tokë. Kjo është...

Plagoset kryetari i Parlamentit të ishujve Maldive, Mohamed Nasheed

Ish-presidenti dhe aktualisht kryetari i Parlamentit të ishujve Maldive, Mohamed Nasheed është plagosur nga një shpërthim që ka ndodhur afër shtëpisë së tij të...

Me kompletet e portokallta Shyhretja duket si vajzë e re

Shyhrete Behluli është një këngëtare që në shumë aspekte merr vëmendje për stilin e veçantë që ka.Me postime të shumta në rrjete sociale, ajo...

“Karantinë e vizave” për qytetarët e Kosovës

Hylije Mustafa nga Prishtina nuk mund të shkojë në Gjermani për një trajnim profesional, sepse Ambasada gjermane në Kosovë, gjatë pandemisë së koronavirusit, “ka...

Pas vendimit të Komisionit të Garave, Prizrenit i largohet sponsori gjeneral

Klubi i basketbollit, Ponte Prizreni, që përmbylli pjesën e rregullt të sezonit në Superligë në vendin e parë, ka njoftuar se sponsori gjeneral i...

Detaje nga rasti i mbytjes së katërvjeçares në lumin e fshatit Blaç të Dragashit

Në fshatin Blaç të Komunës së Dragashit është raportuar se një vajzë katërvjeçare humbi jetën pasi kishte rënë në lum. Ekipi i Klan Kosovës ishte...

Të mërkurën në Kosovë pritet të arrijnë mbi 62 mijë vaksina të AstraZenecas

62 mijë e 400 doza të vaksinave anti-Covid 19, të llojit AstraZeneca, do të vijnë në Kosovë. Ato do t`i sjell falas “Gavi Covaxi”, një...

Gjirokastra: qyteti ku flasin edhe gurët!

A do të ruash florinë, katandinë dhe shtëpinë, me dy qofte mbush sininë, ec e mer Gjirokastrinë                      ...

Lajmet e Fundit