7.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Reagon AGK për kërcënimet ndaj Zekirja Shabanit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar kërcënimin ndaj kryetarit të bordit të Asociacionit, Zekirja Shabani njëherësh redaktorit në Gazetën Fjala, nga përfaqësuesit e kompanisë Al Petrol.

Në një kumtesë për media të AGK-së thuhet se Shabani është kërcënuar me jetë nga përfaqësues të kësaj kompanie pas publikimit të një artikulli lidhur me pretendimet e ngritura të qytetarëve për vjedhje në litra nga kompania e derivateve Al Petrol.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mësuar se ky nuk është rasti i parë që pronarët e kësaj kompanie kërcënojnë gazetarët.

AGK kërkon nga organet e sigurisë në vend që të marrin masa ndaj kërcënuesve dhe të nxjerrin para drejtësisë akterët.

Ky asociacion gjithashtu shpreh shqetësim për mënyrën se si Policia e Kosovës e ka trajtuar kryeredaktorin e Gazetës Blic, Adrian Çollakun.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u bën thirrje institucioneve përgjegjës të angazhohen maksimalisht në zbatimin e ligjit dhe garantimin e lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias në Kosovë si vlera demokratike të shoqërisë.

Më Shumë

Ben Blushi promovon librin “Jam Mysliman” në Prishtinë

Në Prishtinë, do të promovohet libri “Jam Mysliman” i shkrimtarit dhe publicistit të njohur shqiptar, Ben Blushi, një vepër që ka ngjallur debat të...

Totaj merr pjesë në “Morning Prayer Breakfast” në Washington DC

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në ceremoninë tradicionale “Morning Prayer Breakfast”, e cila është mbajtur në Washington DC, duke...

Lajmet e Fundit