Reagon edhe Erdogan për largimin e Ozilit nga kombëtarja

Recep Tayyip Erdogan ka reaguar pas pensionimit të Mesut Ozil nga kombëtarja e Gjermanisë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e ka përkrahur vendimin e mesfushorit më origjinë turke, Mesut Ozil, për t’u pensionuar nga Kombëtarja e Gjermanisë

Erdogan ka thënë se ka telefonuar Ozilin të hënën në mbrëmje, duke shtuar se sjellja e kritikëve e Ozilit është thjesht e papranueshme.

“Kam folur mbrëmë me Ozilin. Sjellja e tij në deklaratat e publikuara është plotësisht patriotike. Nuk mund të pranohet një sjellje e tillë raciste e drejtuar ndaj një të riu, që ka dhënë maksimumin e tij për sukseset e Kombëtares së Gjermanisë”, ka thënë Erdogan në Parlamentin e Turqisë.

Ozil, në një letër që e publikoi në llogarinë e tij në twitter, ka thënë se po pensionohet sepse nuk mund ta durojë më racizmin dhe mosrespektin me të cilin është përballur në Gjermani pas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në muajin maj.

Më Shumë

Komuna e Malishevës apelon për kujdes nga zjarret gjatë sezonit veror

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Malishevës, përkatësisht Sektori për Emergjenca, ka apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë sezonit veror,...

Përkujtohet në Prizren aktori i madh Bekim Fehmiu

Më 15 qershor 2010 u nda nga jeta Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar dhe një nga figurat më të shquara të kinematografisë shqiptare...

Lajmet e Fundit