Reagon Zidane pas humbjes nga Girona

Zidane ka lavdëruar lojtarët, pavarësisht humbjes nga Girona. Francezi nuk është aspak i brengosur që Reali ka mbetur tetë pikë prapa Barcelonës.

Real Madridi ka pësuar humbjen e dytë këtë edicion në La Liga pas vetëm 10 xhirove. “Los Blancos” tani janë mposhtur 2:1 nga ekipi katalunas, Girona.

Reali tani ka mbetur tetë pikë prapa Barcelonës në renditje në La Liga, por Zinedine Zidane thotë se ditë të mirë do të vijnë për “Los Blancos”.

“Sot humbëm tre pikë dhe jemi tetë pikë pas Barcelonës. Por, ne e dimë se do të kemi ditë të mira dhe do të rikthemi”, tha fillimisht Zidane.

Sipas tij në futboll vendosin detajet. Dhe ai tha që këtë nuk e kishin planifikuar, por pavarësisht kësaj nuk ka kthim mbrapa.

“Në futboll vendosin detajet. Këtë nuk e kishim planifikuar, por më nuk ka kthim mbrapa dhe duhet të shikojmë para”

“Nuk pajtohem me atë se Reali nuk ka luajtur mirë, djelmoshat dhanë gjithçka në fushë. Sido që të jetë, do ta shikojmë përsëri ndeshjen dhe do të shohim ku kemi gabuar”, theksoi mes tjerash Zidane.

Më Shumë

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec vazhdon pastrimin e kanaleve të kullimit, punimet po zhvillohen në Fortesë

Drejtoria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon angazhimin e saj në mirëmbajtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës bujqësore, me qëllim të krijimit të kushteve...

Lajmet e Fundit