24.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Refugjatët sirianë u torturuan dhe u përdhunuan kur u kthyen në atdhe: Amnesty

Refugjatët sirianë që u kthyen në atdhe iu nënshtruan torturës, ndalimit dhe zhdukjes nga forcat e sigurisë, ka thënë Amnesty International, duke u bërë thirrje qeverive të huaja t’i mbrojnë ata nga dëbimi dhe kthimi me forcë.

Në një raport, të titulluar “Ju do të vdisni”, grupi i të drejtave të njeriut me qendër në Londër dokumentoi shkelje nga oficerët e inteligjencës kundër 66 të kthyerve, përfshirë 13 fëmijë.

 

Midis atyre ishin pesë raste në të cilat të burgosurit kishin vdekur në paraburgim pasi u kthyen në vendin e shkatërruar nga lufta, ndërsa fati i 17 personave të zhdukur me forcë mbetet i panjohur.

Raporti dokumentoi shkelje serioze të kryera nga qeveria siriane kundër refugjatëve që u kthyen në Siri nga Libani, Rukban (një pjesë joformale midis kufirit jordanez dhe sirian), nga Franca, Gjermania, Turqia, Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe midis viteve 2017 -2021

Raporti citoi dëshminë e një gruaje siriane, Alaa, e cila u arrestua së bashku me vajzën e saj 25-vjeçare në një pikë kufitare ndërsa ato ktheheshin nga Libani. Të dyja u arrestuan për pesë ditë.

“Ata hoqën rrobat e vajzës sime. I vunë prangat dhe e varën në mur. Ata e rrahën atë. Ajo ishte krejtësisht e zhveshur. Njëri i vuri penisin në gojë, “citoi raporti Alaa të thoshte.

Raporti erdhi pas presionit mbi refugjatët sirianë në disa vende perëndimore, si Danimarka, që të ktheheshin në atdhe.

“Çdo qeveri që pretendon se Siria është e sigurt, po e injoron me dashje realitetin e tmerrshëm në terren, duke i lënë refugjatët edhe një herë të kenë frikë për jetën e tyre,” tha Marie Forestier, një studiuese për të drejtat e refugjatëve dhe emigrantëve në Amnesty International.

Ajo tha se ndërsa armiqësitë ushtarake mund të jenë zvogëluar në shumicën e pjesëve të Sirisë, po jo “prirja e qeverisë siriane për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut”.

Qeveria siriane dhe mbështetësja e saj ndërkombëtare, Rusia, u kanë bërë thirrje publikisht refugjatëve të kthehen në atdhe dhe akuzuan vendet perëndimore për dekurajimin e tyre me pretendimet se Siria është ende e pasigurt.

Siria ka mohuar se refugjatët po përballen me tortura dhe ndëshkime pa kriter, dhe Presidenti Bashar al-Assad ka thënë se miliona refugjatë janë detyruar të qëndrojnë në vendet pritëse nga “presioni ose frikësimi” dhe se shtetet pritëse i joshin ata financiarisht ndërsa përfitojnë ndihmë ndërkombëtare.

Al-Assad e ka shtypur rebelimin e armatosur kundër tij, duke rimarrë kontrollin në 70 përqind të vendit.

Ai siguroi një mandat të katërt në detyrë në zgjedhjet e majit, për të cilat Perëndimi tha se u mor me mashtrim, por qeveria thotë se kjo tregoi se vendi po funksiononte normalisht pavarësisht luftës së tij një dekadëshe.

Amnesty u bëri thirrje qeverive evropiane dhe Turqisë, Jordanisë dhe Libanit të ndalojnë çdo praktikë që i detyron njerëzit të kthehen.

Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian kanë lëshuar deklarata duke thënë se kushtet nuk janë të favorshme për kthimin e sigurt dhe vullnetar të refugjatëve sirianë.

Në mënyrë të ngjashme, agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët, UNHCR, u ka bërë thirrje shteteve që të mos i kthejnë me forcë shtetasit sirianë në asnjë pjesë të Sirisë, madje edhe në ato zona të kontrolluara nga qeveria, siç është rajoni i kryeqytetit.

Konflikti i Sirisë i cili filloi në vitin 2011 si protestë paqësore kundër sundimit të al-Asadit u përhap në një konflikt të shumëanshëm që vrau qindra mijëra dhe zhvendosi miliona.

Më Shumë

Gangsteri incizohet duke bërë drift në mes të rrugës në Prizren – qytetari e lajmëron në polici

Një i ri ka shqetësuar këtë pasdite qytetarët e Prizrenit në komunikacion. I mitura që besohet të jetë i moshës 15-16 vjeçare ka dal me...

“Një çift nuk martohet për m’u nda”- Blero dhe Afrona përloten gjatë intervistës

Është publikuar një promo më e gjatë e podcast-it të Blero Muharremit me Afrona Dikën. Në një minutë, kuptohet se është fjala për një intervistë...

Lajmet e Fundit