8 C
Prizren
E enjte, 2 Prill, 2026

Regjistrohen edhe tri raste të reja me Covid në Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e komunës së Malishevës, janë regjistruar edhe 3 raste të reja me Covid-19.

Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, duke u bazuar në testet laboratorike për Covid-19.

Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në territorin e komunës së Malishevës, është kjo: nga fillimi i pandemisë e deri më tani, me covid-19 janë regjistruar 1132 raste, prej tyre 1073 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me Covid janë edhe 7 raste.

“Apel: Në emër të shtabit komunal emergjent dhe në emër të Komunë së Malishevës, nënkryetari Hajdin Berisha ju bën thirrje të gjithë atyre që nuk janë vaksinuar, që të vaksinohen, pasi kjo është mënyra më e sigurt e mbrojtjes nga ky virus vdekjeprurës”, ka njoftuar komuna e Malishevës.

 

Më Shumë

Dita historike: krejt sytë kah Kosova

Sot është dita më e rëndësishme për Kosovën, pas 17 shkurtit. Kombëtarja e Kosovës zhvillon ndeshjen ndaj Turqisë, për një vend në Kupën e Botës. Të...

Përkujtohet dëshmori Xhevdet Morina në 27-vjetorin e rënies

Në 27-vjetorin e rënies heroike është përkujtuar dëshmori i kombit, Xhevdet Qazim Morina, i cili ra më 30 mars 1999 gjatë luftimeve në vendin...

Lajmet e Fundit