Një i vdekur dhe 352 raste të reja me Covid në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 5.204 testime, 352 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar një rast i vdekjes.

Sot janë shëruar edhe 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.732.

Në total numri i rasteve aktive është 1.659.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.590 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 487.685 doza të vaksinës.

Deri më sot 166.148 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Më Shumë

Rock-u pushton Prizrenin, festivali vazhdon edhe sot e nesër

?Me tingujt e rock-ut dhe blues-it ka nisur edicioni i katërt i “Rock & Blues Music Festival” në Prizren. Mbrëmjen e parë performuan 3 Musketjerët,...

Kurtaj rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin Albion Kurtaj, i cili ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me klubin prizrenas. Kurtaj vazhdon kështu rrugëtimin...

Lajmet e Fundit