4.3 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Reichel: Ku janë sot ‘analistët politikë’?

Ernst ReichelIsh-ambasadori gjerman në Prishtinë, Ernst Reichel aktualisht i dërguar për Ballkanin i kancelares Angela Merkel, ka pyetur se ku janë sot ‘analistët politikë’ që nuk po i shohin rezultatet e dialogut

Ai ka përshëndetur zhvillimet e djeshme, anëtarësimin e Kosovës në Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, si dhe shkuarjen e dy ministrave kosovarë në një takim rajonal në Beograd.

“Anëtarësimi i Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, si dhe pjesëmarrja e dy ministrave të Kosovës në nivel të barabartë me homologët e tyre në një takim rajonal në Beograd, janë tregues se Kosova dhe Serbia janë në proces të normalizimit të marrëdhënieve të tyre”, ka thënë diplomati gjerman Reichel.

Me fjalë të tjera, sipas tij, dialogu politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është duke dhënë rezultate, madje siç ka thënë ambasadori Reichel, edhe përtej mundësive që ka aktualisht.

“Ku janë ‘analistë politikë’ dhe kritikët e tjerë të përhershëm sot?”, ka pyetur Reichel duke aluduar te kritikuesit e dialogut, si dhe mungesës së jehonës reale për dy zhvillimet e ditës së djeshme.

Ernest Reichel-shkrimi ne fb

Më Shumë

Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C

Sipas të dhënave të Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, sot në vend pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i qëndrueshëm. Temperaturat minimale do...

Diskutohet zhvillimi i Arsimit Dual Profesional në Suharekë

Në Suharekë është mbajtur një takim në kuadër të projektit të Qeverisë Gjermane “Aftësim për Tregun e Punës”, i cili implementohet nga GIZ, ku...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit