20.8 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

Rektori Temaj dhe prorektori Yildirim pritën në takim kryetarin e Komunës të Çanit në Çanakale

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. Asoc. Dr. Ismet Temaj, me bashkëpunëtorin Prof. Ass. Dr. Soner Yildirim, Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të cilësisë, të enjten ka pritur në takim kryetarin e Komunës të Çanit në Çanakale të Turqisë, Bülent ÖZ , Prof. Gürkan Ate?, Profesor në Universitetin e Amerikës në Girne dhe bashkwpunwtorwt e tyre.

Në takim është diskutuar për mundësinë e bashkëpunimi mes dy institucioneve por edhe me partnerët të tyre nga Amerika, siç është Universiteti i Uashingtonit. Në takim ishte edhe përfaqësuesi i komunitetit turk njëherësh këshilltar në Kuvendin e Kosovës, Levent Bushi.

Rektori Temaj i falënderoi për vizitën dhe u shpreh i hapur për bashkëpunim, duke theksuar se ekziston një bashkëpunim shumë frytdhënës në mes të UPZ dhe universiteteve turke të cilën ai është i interesuar që ta zgjeroj duke marr parasysh se krahas gjuhës shqipe në disa drejtime në UPZ mësimi organizohet edhe në gjuhën turke dhe atë boshnjake.

Mysafirët nga Turqia e falënderuan për mirëpritje Rektorin Temaj dhe bashkëpunëtorët e tij dhe u shprehën të gatshëm që së shpejti pas përcaktimit të detajeve të konkretizohet bashkëpunimi. Ata janë të gatshëm të mbështesin UPZ në hapjen e një mense për studentë.

Më Shumë

Punimet për ndërtimin e rrugës pranë QKMF-së së re në Prizren drejt përfunditmit

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se punimet për ndërtimin e rrugës përskaj Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare së re, në ambientet e...

Rexhaj i VV-së thotë se Gjykata Kushtetuese s’bën në asnjë formë të devijoj vullnetin politik të votimit në Kuvend

Tash e disa muaj vendi është në një ngërç institucional. Megjithëse u arrit të zgjedhet kryetari i Kuvendit, sërish nuk u arrit konstituimi i plotë...

Lajmet e Fundit