20.6 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Rexhaj i kërkoi Kadri Veselit, formimin e një komisioni hetimor për ‘Qeverinë Muja’

Arber Rexhaj VVAsamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës,Kadri Veseli që të iniciojë formimin e një komisioni hetimor për zyrtarët komunal të Prizrenit, të cilët kanë probleme me ligjin.

“Komuna e Prizrenit ka reputacionin më të ultë, andaj kjo është e nevojshme”, i ka thënë Rexhaj,Veselit në takimin që ka pasur dje me qytetarët e Prizrenit.

Ndërkaq, Veseli në përgjigjen e tij ka kërkuar nga përfaqësuesit e institucioneve të ndryshme, që të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë, duke shtuar se të gjithë duhet të mbështesin proceset, të cilat e përmirësojnë jetën e qytetarëve të vendit dhe proceset integruese.

“Prizreni nuk duhet parë vetëm në kontekstin historik, por duhet punuar edhe për ide dhe strategji të zhvillimit ekonomik, andaj edhe kërkohet krijimi i ambientit tërheqës për investitorë të huaj, si dhe mbështetja e bizneseve vendore, me qëllim të zhvillimit të ekonomisë së vogël dhe të mesme, për ti thënë stop migrimit të të rinjve”, ka thënë Veseli.

Ndërkaq, këshilltari i VV-së Rexhaj, pasi i ka kujtuar Veselit se përkundër lavdit për Prizrenit, pothuajse shumica e zyrtarëve të këtushëm përfshirë edhe vetë Kryetarin e Komunës kanë probleme me ligjin, duke i kërkuar kësisoj kryeparlamentarit inicimin e formimit të një komisioni hetimor për zyrtarët komunal të cilët kanë probleme me ligjin.

Ai tha se Veseli nuk u takua me qytetarët e Prizrenit,por me zyrtarët e pushtetit dhe të PDK-së.

“Veseli erdhi në qytetin e Prizrenit për t’i takuar udhëheqësit të cilët janë të parët në nivel Republike, të cilët akuzohen jo vetëm për shkelje ligjore, por edhe për vjedhje në emër të dëshmoreve, për shpronësim të paligjshëm, për ndërtime ilegale kampione në nivel Kosove, për pedofili, për jotransparencë, për fyerje,kërcënime,shantazhe etj”, ka thënë Rexhaj.

“Kadri Veseli është fytyra e vërtetë e udhëheqjes se korruptuar në Prizren, analogjia e përbashkët e asaj që është në qendër dhe ne nivel lokal”,ka thënë Rexhaj./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Abdixhiku propozon Vjosa Osmanin bartëse të listës së LDK-së dhe kandidate për presidente

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka propozuar që Vjosa Osmani të jetë kandidate për presidente dhe bartëse e listës zgjedhore të...

Rahoveci fiton dramën ndaj Besa Famgas, merr epërsinë në gjysmëfinale të plejofit

Rahoveci ka shënuar fitore të madhe në ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll, duke mposhtur Besa Famgasin me...

Lajmet e Fundit