8.2 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Rexhep Selimi e luti Jakup Krasniqin që ta fuste policinë në seancën e Kuvendit ?

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi sot përmes një postimi në Facebook ka sqaruar momentin e votimit të Marrëveshjes së 19 prillit të vitit 2013, si dhe ndërhyrjen e sigurimit për t’i larguar nga foltorja deputetët e Vetëvendosjes.

“Deri sa unë po mendoja edhe në dorëheqje (ishin shumë miq që nuk më patën lënë të dorëheqësha edhe para kësaj seance), mora telefonat nga një deputet i VV-së, ai kërkoi nga unë: “që të intervenoja me polici se ata nuk po dinin sesi të dilnin nga situata në të cilin ishin futur”. Vetëm pas kësaj telefonate, u kam thënë policisë së Kuvendit që të ndërhynin në largimin e deputetëve të VV-së. Deputetët edhe nuk kanë bërë ndonjë rezistencë. Pra, sikur mos të ishte kërkesa e deputetit të VV-së, kurrën e kurrës nuk do ta urdhëroja ndërhyrjen e policisë në Kuvend!”, ka shkruar Krasniqi.

Indeksonline merr vesh se ky deputet që e thirri në telefon Krasniqin dhe kërkoi nga ai futjen e policisë në Kuvend është Rexhep Selimi.
I kontaktuar nga Indeksonline, Jakup Krasniqi nuk e ka mohuar se Rexhep Selimi e ka thirr në telefon.

“Për këtë më mirë pyetni ata të Vetëvendosjes. Unë as nuk po e konfirmoj as nuk po e mohoj, mirëpo ata e dinë më së miri. Ata pasi po flasin le të tregojnë pse e kanë bërë. Atyre duhet tua drejtoni pyetjen”, ka thënë Jakup Krasniqi për Indeksonline.

Më Shumë

Prizren/ Dorëzon armën e trashëguar në polici, iniciohet rast për posedim të paautorizuar

Një qytetar në Prizren është paraqitur vullnetarisht në stacionin policor dhe ka dorëzuar një armë zjarri, për të cilën dyshohet se ishte në posedim...

Tradita e Bajramit në Prizren, flet Valon Ibrahimi

Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren , Valon Ibrahimi ka bërë të ditur se festa e Fitër Bajramit po mbizotëron me atmosferë...

Lajmet e Fundit