Rihapet aeroporti ‘Ataturk’ në Stamboll

Zyrtarët turk kanë informuar se aeroporti ‘Ataturk’ në Stamboll është rihapur, pasi sulmi terrorist ka lënë të vdekur 36 persona dhe 147 të tjerë të lënduar gjatë natë së kaluar.

Kryeministri i Turqisë Binai Yildirim u tha gazetarëve se trafiku ajror është kthyer në gjendje normale dhe se “Aeroporti ynë ka qenë i hapur për fluturime dhe nisje nga ora 02:20 sipas kohës lokale), përmes një deklarate për media në mëngjesin e së mërkurës, shkruan NewYorkPost, transmeton Indeksonline.

Ndërsa faqja e internetit turk Airline ka thënë se “operacionet e fluturimit kanë rifilluar” dhe janë udhëzuar udhëtarët për të monitoruar informacionet aktuale të fluturimeve.

Më Shumë

Sot varroset 26-vjeçari që vdiq në vendin e punës në Prizren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, ku një person ka humbur jetën në vendin e punës. 26-vjeçari, bëhet e ditur se do...

Akreditohen dy programe të Fakultetit të Filologjisë në UPZ

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shënuar një tjetër arritje në procesin e sigurimit të cilësisë, pasi Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka akredituar dy...

Lajmet e Fundit