5.5 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Rikthehet kinemaja! Masa të rrepta: rezervim online

Krijuesit dhe jo vetëm, kanë protestuar pa reshtur, ndaj izolimit të gjatë artistik. Shumë prej tyre, i kanë konsideruar të tepërta bllokimin e deritanishëm të sallave të kinemasë dhe teatrit, pa qenë përballë publikut. 

Shfaqjet online ishin të vetmet që zbutën atmosferën e mbingarkuar në karantinë. Ndërsa shumë aktivitetet iu rikthyen normalitetit, vetëm së fundi u mundësua rihapja e teatrove dhe kinemave në Tiranë, pas mbylljes së plotë disamujore.

Bashkë me rihapjen, vjen dhëzimi i ministrisë së Shëndetësisë, lidhur me masat higjeno-sanitare që do të zbatohen për hapjen e kinemave, pas thuajse 7 muajsh.

Disa nga rregullat janë:

Rezervimi i biletave mund të bëhet vetëm online. Të mbahet maskë nga spektatorët dhe nga personeli, gjatë gjithë kohës që janë në ambientet e brendshme të kinemasë. Nëse konstatohet një rast pozitiv, duhet të pastrohet kinemaja.

Sipas MSH, të gjithë personave që do të hyjnë në kinema, do t’u matet temperatura dhe asnjë spektatori me temperaturë mbi 37.5 gradë, nuk do t’i lejohet hyrja.

Për më tepër, urdhërohet që nga shfaqja në shfaqje, të ketë pushim jo më pak se 15 minuta, për të kryer pastrimin dhe ajrosjen e duhur. Po ashtu, distancimi fizik do të jetë 1.5 m nga çdo klient, teksa nuk lejohet ushqimi dhe pijet në kinema.

Më Shumë

39 të pandehurve në Prizren u caktohet masa e sigurisë, Gjykata sqaron qëndrimin pas seancës

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masa sigurie ndaj 39 (tridhjetenëntë) të pandehurve për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer disa vepra...

Haziz Hodaj dorëhiqet nga Kryesia e LDK-së në Prizren, Fejzë Kabashi largohet nga partia

Dy zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre, duke shprehur pakënaqësi me mënyrën e vendimmarrjes në...

Lajmet e Fundit