5.7 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Rinovohen ambientet e shërbimit të urgjencës në Malishevë

Ka përfunduar realizimi i renovimit të ambienteve të shërbimit të urgjencës në QKMF të Malishevës. Tashmë kanë përfunduar punimet dhe janë kryer të gjitha proceduarat e pranimit të punimeve, dhe shërbimi i urgjencës do të punoj në ambiente krejtësisht të reja dhe shumë të përshtatshme për punën e tyre. Në hapjen e ambienteve të reja të urgjencës, morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtori i shëndetësisë, Hajdin Berisha, drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina dhe punëtorët shëndetësor të urgjencës në QKMF “Dr.Shpëtim Robaj” në Malishevë.

Me këtë rast, kryetari Begaj dhe drejtori Berisha, i kanë uruar stafin e urgjencës në Malishevë, ndërsa kanë thënë se investimet e Komunës së Malishevës, në shëndetësi, do të vazhdojnë të mbeten prioritet. “Ne ju jemi përgjithmonë mirënjohës për punën që bëni në këtë institucion shëndetësor, në shërbim të qytetarëve të Komunës së Malishevës”, thanë Begaj e Berisha, të cilët krahas urimit për ambientet e reja të urgjencës, uruan që të kenë sa më pak punë dhe sa më pak raste për trajtim.

Përndryshe, me renovimin e ambienteve të shërbimit të urgjencës në QKMF të Malishevës, janë krijuar kushte më të mira për punë, me ambient më të zgjeruar për stafin dhe pacientët që do të trajtohen. Po ashtu, urgjenca është pajisur edhe me inventar të ri dhe pajisje tjera, apo aparaturë shëndetësore, të nevojshme për ofrimin e shërbimeve më të mira.

Renovimi i urgjencës ka kushtuar afro njëzet mijë euro, ndërsa sigurimi i aparaturës dhe orendive, rreth pesë mijë euro, të gjitha këto të mundësuara nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Më Shumë

Policia po heton zhdukjen e një personi në Rahovec

Një burrë është raportuar i zhdukur që dy ditë në qytetin e Rahovecit. Sipas raportit 24-orësh, ai është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer...

Ferizaj fiton me përmbysje në Malishevë

Ferizaj ka mposhtur Malishevën 1-2 në xhiron e 24-të të Superligës së Kosovës në futboll. Vendësit gjetën epërsinë falë Mevlan Zekës në minutën e 12-të. Ndërkaq,...

Lajmet e Fundit