Veseli premton 3 milionë euro për Qendrën Historike të Prizrenit

I pari i PDK-së Kadri Veseli gjatë një tubimi në Prizren ka premtuar tre milionë euro investime për Qendrën Historike në këtë komunë.

Ai i ka ofruar mbështetje kandidatit të kësaj partie Shaqir Totaj.

Ky i fundit ka prezantuar projektet urbanistike të programit të tij qeverisës, ku ndër të tjera janë parashikuar tre parkingje të reja.

Ky është postimi i plotë i Veselit:

Si qytet historik, Prizreni ka shumë mundësi që ta zhvillojë turizmin. Kryetari Shaqir Totaj do ta shndërrojë Qendrën Historike në hapësirë atraktive për turistë. Në tri hyrje-daljet e Prizrenit, për ta çliruar trafikun, ai do të ndërtojë edhe parkingje e parqe të reja, përfshirë edhe hapësirat për çiklistë. Një është e sigurt, Shaqir Totaj do ta zbukurojë edhe më shumë Prizrenin.

Më Shumë

Bashkimi para renovimit profesional të hapësirave

Nënkampioni i Kosovës, KB Bashkimi, ka bërë të ditur përmes një njoftimi se ka bërë projektin për renovimin e hapësirave të klubit në “Sezai...

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Lajmet e Fundit