16.8 C
Prizren
E shtunë, 30 Shtator, 2023

Rizvanolli në Rahovec: Kompani ndërkombëtare të interesuara për ankandin e parë solar në Kosovë

Një numër i madh i kompanive, përfshirë ato ndërkombëtare me përvojë e reputacion të lartë, kanë shprehur interesim për ankandin e parë solar të Republikës së Kosovës prej 100MW, sipas ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ajo së bashku me kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi, kolegët nga USAID Kosovo dhe disa nga investitorët potencialë, janë mirëpritur nga banorët e zonës në tokën e ankandit të parë solar fotovoltaik të Republikës së Kosovës prej 100MË, tek Guri i Kuq dhe Kramoviku i Rahovecit.

Sipas saj, banorët ishin entuziastë për investimin që po vjen dhe të lumtur që kjo tokë jobujqësore që me vite nuk ka qenë në shfrytëzim, tani do të shfrytëzohet për të prodhuar energji elektrike të pastër.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që, në bashkëpunim me USAID, të udhëheq një proces konkurrues fer e transparent. Deri tani kemi pasur numër të madh të kompanive të interesuara, përfshirë kompani ndërkombëtare me përvojë e reputacion të lartë. Ftoj të gjitha kompanitë kosovare e ndërkombëtare, dhe mërgatën tonë që të shqyrtojnë dokumentacionin e aplikimit, ta ndajnë me investitorët potencialë dhe të dërgojnë pyetjet eventuale përmes kanaleve zyrtare sipas udhëzimeve. Për informata, vizitoni: https://reskosovo.rks-gov.net/auction/”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Italia do të prodhojë së bashku me Britaninë dhe Japoninë, aeroplanë të rinj luftarakë

Italia ka njoftuar se do të jetë partner i barabartë në programin luftarak të gjeneratës së ardhshme me Britaninë e Madhe dhe Japoninë, pasi...

Sheikh Jassim ‘mund të bëjë ofertë të re për Manchester United’

Sheikh Jassim bin Hamad Al Thani thuhet se mund të bëjë një tjetër ofertë për Manchester United, me Katarin që mendohet të jetë i...

Lajmet e Fundit