13.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Robin Krasniqi rikthehet në ring, ja me kë do të përballet

Boksieri shqiptar, Robin Krasniqi do të rikthehet në ring, me 25 shkurt.

 

Krasniqi ka bërë të ditur kundërshtarin, i cili do të jetë numri një i Belgjikës Timur Nikarkoev, përcjell Klankosova.tv.

“Jam shumë i lumtur të ju informojë, se me datë 25 Shkurt 2023 do të rikthehem në ring në arenën madhështore “AUDI DOME” të qytetit gjerman MUNICH. Kundërshtari im do të jetë Nr. 1 i Belgjikës, Timur Nikarkhoev. Së bashku me mua në atë mbrëmje do të boksojnë edhe shumë boksier shqiptar (siq janë: James Kraft, Shefat Isufi, Armend Xhoxhaj, Isuf Kelmendi dhe Kushtrim Tahirukaj), ka shkruar Krasniqi.

Ai ka potencuar se mezi pret për të shënuar fitoren, teksa përmend padrejtësin që i është bërë sipas tij, në duelin e fundit kundër gjermnait Dominic Boesel.

“Me padurim po e pres këtë mbrëmje, për të shënuar fitoren e radhës dhe për të ju gëzuar juve të gjithve, sepse mbështetja që me keni dhënë ju miqt dhe tifozët e mij të dashur, pas padrejtësisë që më është bërë në duelin tim të fundit ka qenë e pa-përshkrueshme”.

 

Më Shumë

Zyrtare: Cannavaro, trajneri i ri i Udinese

Fabio Cannavaro është trajneri më i ri i skuadrës së Udinese. Klubi bardhezi ka kënaqësinë të mirëpresë kampionin e botës dhe fituesin e Toipt të...

Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen

sh-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston sot 56-vjetorin e lindjes. As kësaj radhe ai nuk do të mund të festojë pranë familjarëve të tij për...

Lajmet e Fundit