15.5 C
Prizren
E diel, 9 Nëntor, 2025

Rohde: Masakrat si kjo në Krushë të Madhe treguan se kishte ardhur koha për ndërhyrjen e NATO-s

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde tha se masakrat si kjo në Krushë të Madhe të Rahocecit, 25 vjet më parë ka treguar se kishte ardhur koha për ndërhyrjen e NATO-s.

Rohde foli për masakrën që la rreth 250 viktima dhe rreth 60 të zhdukur që prej atëherë, ndërsa tha se qëndrojnë pas vendimit se intervenimi ushtarak i NATO-s “ishte gjëja e duhur”.

“Kjo si dhe masakrat tjera, vetëm treguan se kishte ardhur koha tashmë që NATO të ndërhynte për ta shmangur atë tragjedi humanitare si dhe spastrimin etnik i cili po ndodhte këtu”, tha Rohde.

Ambasadori gjerman kërkoi që autorët e kësaj masakre të dalin para drejtësisë. “Shumica e atyre që i kanë kryer këto krime janë ende në arrati dhe krejt çka mund të them, është që kjo nuk do të duhej të lejohej”, tha ai.

Në fund, Rohde uroi që Kosova të anëtarësohet në BE së shpejti. “Shpresoj që Kosova bashkë me të gjithë fqinjët e saj, së shpejti do t’i bashkohet familjes europiane”, tha ai.

Më Shumë

Ndarja e mandateve në Prizren, PDK merr 13 asambleistë, LVV-9

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare për Kuvendin e Komunës së Prizrenit për zgjedhjet e vitit 2025. Me gjithsej 41 vende në Kuvendin Komunal, Partia...

Prizreni në rrezik nga ujërat e zeza

Lumenjtë që i japin frymë qytetit, dalëngadalë po ngufaten. Ndotja masive e tyre në qytetin e Prizrenit është shndërruar në shqetësim serioz edhe për njohësit...

Votoi Shaqir Totaj

Lajmet e Fundit