Roli i letërsisë

Unë bëj letërsi, nuk bëj politikë, janë dy gjëra përjashtuese të njëra-tjetrës. Por, sigurisht, që në librat e mi jap mesazhet e mia, edhe lexuesi nxjerr atë që dëshiron. Është një prirje e vjetër e imja, drejt kësaj letërsie. Kam qenë i prirë gjithmonë, drejt asaj që quhet letërsi e dhimbjes njerëzore.

Nuk besoj në efektin e menjëhershëm të letërsisë tek njerëzit, por jam i bindur që në një afat më të gjatë, në një kohë në perspektivë luan një rol të jashtëzakonshëm. Roli që luan letërsia në ndërgjegjen e njerëzve, nuk mund ta luajë asgjë tjetër, aq më pak politika, sepse ndërgjegjen e një kombi nuk e përfaqësojnë politikanët, le të klonohen sa të duan, por shkojnë edhe vijnë, ndërsa letërsia edhe arti mbetet aty. Ndërgjegjen e kombit në kohë, në perspektivë e formojnë edhe e bëjnë shkrimtarët e artistët, jo politikanët. Ata kanë rolin e tyre, por mendoj se, si partitë edhe politika, janë një e keqe e domosdoshme. /Konica.al

Më Shumë

Kurti në Has vlerëson sakrificën e dëshmorëve dhe rolin e sportit

“Qeveria do të jetë mbështesë çdo iniciativë sportive”. Kështu deklaroi kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili mbrëmë i shoqëruar edhe nga...

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

Lajmet e Fundit