9.3 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Ronaldo e ka marrë vendimin për sezonin e ardhshëm

Cristiano Ronaldo e ka marrë përfundimisht vendimin për sezonin e ardhshëm.

Ylli portugez në fakt dëshiron të qëndrojë në Manchester United.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “The Sun”, përcjell “Gazeta Express”.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ua ka bërë me dije shokëve të skuadrës se është i gatshëm të mbetet në “Old Trafford” edhe në sezonin e ardhshëm, përkundër faktit se “Djajtë e Kuq” nuk do të luajnë në Ligën e Kampionëve në edicionin 2022/23.

E tash, siç shton tabloidi britanik, gjithçka do të varet nga dëshira e trajnerit të ri, Erik ten Hag dhe nga projekti i tij i ri.

Nuk dihet ende nëse trajneri aktual i Ajaxit do të llogarisë apo jo në CR7.

United po e kalon një sezon të tmerrshëm dhe klubi nga “Teatri i Ëndrrave” ka paralajmëruar ndryshime të mëdha në ekip për sezonin e ardhshëm. /Gazeta Express/

Më Shumë

Prizren, aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfetit

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve A.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë...

Ndahet nga jeta Prof. dr. Zahadin Shemsedini

Sot, në moshë 78 vjçare ka ndërruar jetë Prof. Dr. Zahadin Shemsedini, ish-rektor i Universitetit të Prizrenit dhe ish-drejtor i Arsimit në Prizren. Lajmin për...

Lajmet e Fundit