Ronaldo (fenomeni), shprehet për skandalin në Itali

Disa vite më parë, futbolli italian u përfshi nga një skandal i madh, që u njih si “Calciopoli” dhe njëra ndër skuadrat më të suksesshme në Itali, Juventus, ishte në mesin e kësaj ngjarjeje, bashkë me ekipe si Milan, Lazio e Fiorentina.

Ish-lojtari i Inter, braziliani Ronaldo që njihet edhe ndryshe si “fenomeni”, ka folur lidhur me skandalin e vitit 2006 në futbollin italian.Ai pretendon se drejtësia ka triumfuar, kur Juventus ra një kategori më poshtë, në Serie B,

Por, Ronaldo ndjeu që Inter pësoi shumë, në vitet derisa “Zonja e Vjetër” mori dënimin e merituar.“Gjatë kohës sime në Inter, nuk kemi luftuar vetëm me skuadra të tjera, por edhe me një sistem të tërë të korruptuar”, tha Ronaldo.

“Por, këto gjëra i kuptuam disa vjet më vonë, kur disa njerëz u burgosën gjatë skandalit dhe Juventusit iu morr titulli dhe u dërgua në Serie C. Më këtë drejtësia u krye”, deklaroi “fenomeni”.Në fakt, Ronaldo, gabimisht vuri në dukje se Juventus u dërgua në Serie C, pasi në fakt “Zonja e Vjetër” ra për vetëm një kategori më poshtë, në Serie B.

Më Shumë

Rrahje mes familjarëve në Malishevë, një i dyshuar në arrati

Një person është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një tjetër familjar në Malishevë. Sipas raportit policor, një person dyshohet...

DKA në Prizren diskuton me Ambasadën turke për bashkëpunim në arsim

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj Gutaj, së bashku me zyrtarin Ferdi Kovaç, kanë pritur në takim këshilltarin për Arsim në Ambasadën e...

Lajmet e Fundit