Ronaldo me mesazh të koduar, menjëherë pas eliminimit nga Kampionati Botëror

Cristiano Ronaldo ka ndarë një mesazh të fshehtë në Instagram vetëm pak ditë pas eliminimit tronditës të Portugalisë nga Kampionati Botëror.

37-vjeçari e nisi ndeshjen në bankinë, pasi nuk ishte në strategjitë e trajnerit, Fernando Santos, përpara se të inkuadrohej në mes të humbjes së tyre ndaj Marokut.

Tani – me karrierën e tij ndërkombëtare ende në ajër – superylli ka zbuluar “tre aspektet e realitetit” të tij në një postim të hënën mbrëma.

Cristiano Ronaldo nuk ishte në gjendje të parandalonte që Portugalia të rrëzohej në çerekfinale të Kupës së Botës

Sulmuesi ndau një foto në Instagram që përshkruante “tre aspektet e realitetit” të tij si “dhimbja, pasiguria dhe puna e vazhdueshme”.

Imazhi vjen nga një dokumentar i fundit i Netflix me regji të Jonah Hill me titull; “Stutz”. Ai fokusohet në psikoterapistin amerikan Phil Stutz, i cili punon në përmirësimin e jetës.

Vetëm një ditë më parë, superylli shkroi një mesazh të gjatë për ndjekësit e tij në të njëjtën platformë dhe foli për besnikërinë e tij ndaj Portugalisë. /Telegrafi/

Sulmuesi ndau një mesazh të fshehtë për ndjekësit e tij në Instagram të hënën mbrëma

Më Shumë

Bashkimi sqaron marrëveshjen me Adrio Bailey

KB Bashkimi ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me kontratën e basketbollistit amerikan Adrio Bailey për sezonin 2026/27. Sipas njoftimit të klubit, Bailey ka...

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Lajmet e Fundit