9.7 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

Rooney: Më dhemb, por Liverpool ka sulmin më të fortë. Më kujtojnë Tottin

Wayne Rooney e urren dyfish Liverpoolin: për faktin që është një tifoz i Everton dhe ngaqë ka zhvilluar vitet më të bukura të karrierës te Manchester United. Sidoqoftë, sulmuesi i famshëm anglez tregohet realist në lidhje me skuadrën e Jurgen Klopp.

34-vjeçari i Derby County në Championship, e cilëson repartin ofensiv të “The Reds” si më të mirin në botë në një prononcim për The Times. Rooney nuk e kursen modestinë në një koment për veten e tij, duke pranuar se ka pasur shumë sulmues më të mirë se ai.

LIVERPOOL – “Shënimi i golave varet nga bashkëpunimi midis lojtarëve dhe Liverpool, që sulmon me tre, është rasti perfekt. Salah dhe Mane krijojnë thellësi në sulm dhe mbrojtësve u duhet të kthehen afër portës së tyre. Kjo ndihmon Firminhon, i cili sulmon në thellësi dhe e ka të lehtë të marrë kontrollin e topit.

Në momentin që mbrojtësit lodhen, Salah dhe Mane sulmojnë hapësirat me një shpejtësi të frikshme. Më kujtojnë lojën e Francesco Tottit te Roma, kur verdhekuqtë luanin me të si numër 10 dhe dy sulmues në krah. E kam të vështirë ta pranoj, por Liverpooli ka sulmin më të fortë në botë”.

MODESTIA – “Unë nuk kam qenë asnjëherë një golashënues natyral, nuk kam qenë asnjëherë si Van Nistelrooy. Jam golashënuesi më i mirë në histori për Manchester United dhe Anglinë, por të jem i sinqertë, ka shumë numra 9 që kanë qenë dhe janë shumë herë më të mirë se unë”.

Më Shumë

Shkyçje masive të lidhjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit në rajonin e Prizrenit

Inspektoriati i KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A në Prizren, në bashkëpunim me njësitë operuese, ka vazhduar aksionin për identifikimin dhe shkyçjen e lidhjeve ilegale të...

Manipulimi me vota: Kryesuesi i komisionit nga Malisheva ndalohet për 48 orë

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se më datë 28 janar 2026 ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të...

Lajmet e Fundit