13.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Rrahen fqinjët në Prizren

Mbrëmë rreth orës 19:45 minuta, në rrugën Adem Jashari në Prizren, një patrullë policore ka hasur dy persona të cilët po rriheshin me grushte në mes vete, njofton Policia e Prizrenit.
Sipas njoftimit të saj, me të arritur policia e ka vënë situatën nën kontroll dhe dy të dyshuarit i ka dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.

Sipas raporteve mjekësore njëri nga të dyshuarit ka marrë lëndim të rëndë trupor, thyerje të ashtit të hundës, ndërsa tjetri ka përfunduar me disa gërvishtje në fytyrë. Për ngjarjen është informuar prokurori i Shteti, i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të ndalën nën masën e arrestit policor për 48 orë.

Si motiv i kësaj ngjarje mendohet të jetë një hidhërim i mëparshëm. Ata janë fqinj.

Më Shumë

Vashat e Bashkimit një hap larg finales

KBF Bashkimi është vetëm një hap larg finales së Play-offit, pasi ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi ndaj KBF Prishtina. Prizrenaset triumfuan bindshëm në...

Aksidentet me fatalitet në Prizren, nis task-forca për sigurinë në trafik

Tre të rinj vdiqën në aksidente trafiku dhe dy të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore vetëm gjatë javës së kaluar në Komunën e...

Lajmet e Fundit