5.1 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Rrëfimi i Shaqir Totajt për drynat e dashurisë dhe pasionin për basketbollin

Në kuadër të rubrikës “Kafja Express” të cilën “#Gjesi” po e realizon nëpër komuna të Kosovës, kësaj radhe i ftuar ishte kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

Në një rrëfim krejtësisht ndryshe, Totaj foli për pasionin e madh për basketbollin, muzikën, më pas martesën e tij shumëvjeçare dhe jetën tani në Prizren.

Ai tregoi se vetëm pak ditë më parë ka shënuar 32-vjetorin e martesës teksa tha se drynat e dashurisë me bashkëshorten i kishin vendosur në një mënyrë tjetër nga ajo tek ura e Prizrenit.

Totaj dha detaje edhe për periudhën kur ishte nxënës. “Kam qenë nxënësi më i mirë, me krejt 5-she dhe jo problematik”, tha ai.

Rrëfimin e plotë mund ta ndiqni më poshtë.

Më Shumë

I dyshuari për mbi 500 kg drogë dorëzohet në polici, kërkohet paraburgim

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se i dyshuari F.N., 46-vjeçar nga fshati Maqitevë i Suharekës, i cili ishte në kërkim, është dorëzuar në...

Totaj pret delegacionin portugez në Prizren, diskutohet për bashkëpunim në teknologji dhe energji

Kryetari i Komunës së Prizren, Shaqir Totaj, priti në takim kryetarin e Shoqatës Portugeze të Biznesit dhe drejtorin e kompanisë Grupo Érre, Ramiro Brito,...

Lajmet e Fundit