8.2 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

Rrëfimi prekës i vajzës me aftësi të kufizuara nga Gjonaj i Hasit që mposhti paragjykimet

Egzona Hoxhaj nga fshati Gjonaj nga Hasi i Prizrenit është rrëfyer në emisionin “Përtej Tregimit” me Valentina Ahmetin në Kanal 10 rreth paragjykimeve që ka pasur ndaj saj si fëmijë, pasi që ishte person me aftësi të kufizuara.

“Unë jam rritur në fshatin Gjonaj në Has të Prizrenit, ku e kam kaluar edhe fëmijërinë time. Fëmijëria ime ka qenë normale, veçse ka pasur disa vështirësi pasi që jam shikuar më ndryshe nga fëmijët e tjerë pasi që kam qenë person me aftësi të kufizuara”, ka treguar Hoxhaj, transmeton Portali.info.

Ajo ka përmendur edhe mësuesen e saj, për të cilën ka thënë që i ka ndihmuar shumë për tu ndjerë mirë dhe e barabartë me nxënësit e tjerë.

Egzona ka dhënë edhe disa këshilla të cilat ka thënë se duhet t’i ndjekin mësimdhënësit për të trajtuar fëmijët me aftësi të kufizuara.

“Thjesht duhet t’i trajtoni barabartë me fëmijët e tjerë, mos t’i trajtoni më ndryshe ose t’i kushtoni më shumë kohë”, ka thënë Egzona.

Emisioni “Përtej Tregimit” me Valentina Ahmetin është prodhim i Portali.info


Më Shumë

Universiteti i Prizrenit nderon ish-rektorin Zahadin Shemsedini|Video

Me një mbledhje përkujtimore, u nderua ish-rektori i Universitetit të Prizrenit, Zahadin Shemsedini, i cili një jetë ia kushtoi edukimit, shkencës dhe arsimit në...

Bashkimi ndan rrugët me T.J. Bickerstaff

Me marrëveshje të dyanshme, KB Bashkimi ka përfunduar bashkëpunimin me basketbollistin T.J. Bickerstaff. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi zyrtar,...

Lajmet e Fundit