7.9 C
Prizren
E diel, 15 Mars, 2026

Rrëzohet një objekt në qendër të Prizrenit

Rrëzohet objekti që mendohej t`i jepej në shfrytëzim Bashkësisë Hebraike të Kosovës. Objekti u rrëzua dhe nuk priti aplikimin e projektit. Zyrtarët komunalë kanë evakuuar një familje afër objektit, ndërsa pritet që të krijohet një komision për veprime të mëtutjeshme. Komuna e Prizrenit dhe Ministria e Kulturës kishin nënshkruar një marrëveshje për adaptimin e këtij objekti para se t`i kalohej komunitetit Hebre.

Ky objekt në qendër të Prizrenit ishte menduar që t`i jepej bashkësisë hebraike të Kosovës në shfrytëzim. Por nuk i rezistoi dot kohës dhe ra duke rrezikuar jetën e banorëve.

Duke parë këtë gjendje, familja e Agron Zajmit u evakuua nga drejtoria e emergjencave.

Ndonëse është përfolur ndarja e 50 mijë eurove për restaurimin e këtij objekti para se t`i jepej në shfrytëzim komunitetit Hebre, kjo gjë nuk ndodhi.

Kryetari i Bashkësisë Hebraike të Kosovës, Votim Demiri, u bën thirrje institucioneve që sa më shpejt ta krijojnë një komision për gjendjen e krijuar ku të jetë prezent edhe një anëtar i tyre.

Për këtë objekt Ministria e Kulturës dhe Komuna e Prizrenit kishin nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi më 23 qershor të këtij viti. Por objekti në fjalë nuk priti asnjë intervenim. /RTK/

Më Shumë

Konfiskohen pesë aparate të lojërave të fatit, mbyllet një lokal në Malishevë

Në Malishevë është mbyllur një lokal pas zbulimit të ushtrimit të veprimtarisë ilegale të lojërave të fatit. Drejtori i Inspektoratit Komunal, Jakup Gashi, bëri...

Policia heton një rast dhunimi në Rahovec, i dyshuari në arrati

Një rast i dhunimit është raportuar të ketë ndodhur pasditen e së mërkurës në Rahovec. “Është raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga i...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit