26.8 C
Prizren
E hënë, 5 Qershor, 2023

Rritet në 34 numri i të shëruarve në Malishevë

Është rritur numri i të shëruarave të prekur me COVID-19, në Komunën e Malishevës. Bazuar në të dhënat zyrtare, në komunikimin me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, janë konfirmuar tri raste të shëruara, dhe numri i të shëruarve në Komunën e Malishevës, shkon në 34, ndërsa vazhdojnë të kurohen edhe 35 persona të tjerë, gjendja e të cilëve është stabile.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka uruar të shëruarit e sotëm, e po ashtu edhe personave të tjerë nga Malisheva dhe nga i gjithë vendi, ju ka uruar shërim të shpejtë, përderisa qytetarëve të Komunës së Malishevës, përsëri ju ka bërë thirrje që të vazhdojnë të respektojnë në maksimum të gjitha këshillat dhe udhëzimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, pasi kjo është e vetmja mënyrë që ta mundim këtë pandemi.

Më Shumë

Liria do ia mësyjë Podujevës me 20 autobus, ua siguron tifozëve biletat e tribunës jugore

  Klub i Futbollit, Liria ka njoftuar se ka siguruar të gjitha biletat e tribunës jugore të stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku do të...

Lëndohet në vendin e punës një punëtor në Rahovec

Policia e Kosovës njofton se një person ka mbetur i lënduar në vendin e punës të shtunën në Rahovec, si pasojë e rënies nga...

Lajmet e Fundit