15.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Rritet niveli i Drinit të Bardhë në Gjonaj të Hasit

Drejtoresha e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Letafete Latifi, në emisionin Ora e Fundit të Klan Kosovës ballë për ballë Shkodran Gajrakut, ka diskutuar rreth vërshimeve, kur do të ndalen dhe si do të jetë gjendja e motit këto ditë.

Latifi ka thënë se reshjet do të ulen dhe gjithë këto vërshime kanë ardhur nga shkrija e shpejtë e borës dhe reshjet e dendura të shiut për një kohë të shkurtër.

“Në ditët në vazhdim pritet të ketë reshje, por më një intensitet më të ulët se sa ato që patëm sot dhe mbrëmë. Në të gjitha stacionet meteorolgijike që kemi janë monitoruar reshjet ka pas shumë reshje, 38 litër për metër katror, në Istog 54 litër për metër katror, dhe Ferizaj 35 litër për metër katror.”

“Shtresa e borës është shkrirë për një kohë shumë të shkurtër dhe në viset malore kemi pasë shtresa bore deri në 40 centimetra dhe përmes përroskave malore shkaktojnë përmbytje në ultësira. “

“Ne kemi bërë parashikime sinoptike se do të ketë reshje. Që nga sot është vërejt një ngritje e ujërave në lumenj deri në mesditë, por që nga mesdita ka pas një rritje më të lartë të ujërave në lumenj, kjo edhe për shkak të shkrimit të borës në mesditë.”

“Në ora 21:00 niveli i Drinit të Bardhë në Gjonaj është rritur edhe më shumë”.

“Parashikimi sinoptik jep se do të ketë reshje shiu, por me intensitet të ulët”, ka përfunduar Latifi, njofton Klan Kosova.

Më Shumë

Dortmundi mposht PSG-n, finalisti vendoset në Paris

Borussia Dortmund e ka mposhtur PSG-n, me rezultat 1-0, të mërkurën mbrëma në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve. ‘Milionerët’ e Gjermanisë...

Leverkuseni i Xhakës hesht Romën

Kanë përfunduar dy gjysmëfinalet e para të Ligës së Evropës. Bayer Leverkusen e ka mposhtur Romën, me rezultat 0-2, të enjten midis kryeqytetit të Italisë. Leverkuseni...

Lajmet e Fundit